Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamuar Noka ka reaguar pas qëndrimit të BE për mundësinë e heqjes së liberalizmit të vizave nëse miratohet nga qeveria shqiptare projekti i “Pasaportës së Artë”. “Skema të tilla janë të rrezikshme për sigurinë dhe politikën publike të shteteve anëtare të Bashkimit Europian”, shkruan Noka.
Postimi i plotë
Kujt i shërben Rama?
Komisioni Europian ka paralajmëruar kthimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, në rast se kryeministri i Shqipërisë do t’i shkojë në fund marrëzisë së tij me të ashtuquajturën “Pasaportë e Artë”.
Skema të tilla janë të rrezikshme për sigurinë dhe politikën publike të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Kriminelë në petkun e investitorit strategjik e shikojnë Shqipërinë si parajsë korrupsioni, ku mund të blejnë leje-ndërtimi, ligje dhe vendime gjyqësore me para në dorë.
Për para, Rama është gati t’i kthejë vizat shqiptarëve. Kujt i shërben ky njeri?
Shqiptarëve jo e jo.