Raporti i Progresit për Shqipërinë/ Edi Rama burim i së keqes, po e çon Shqipërinë drejt humnerës

· Raporti i Progresit për Shqipërinë/ Listë e gjatë me shkelje e korrupsion të nivelit të lartë. Edi Rama burim i së keqes, po e çon Shqipërinë drejt humnerës.
Shqiptarët të ngrihen në protesta mbarë popullore.

Deklaratë e anëtarit të Kryesisë së PD, Aldo Bumçi

Progres -Raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë është një kambanë e fortë alarmi dhe sinjal rreziku.

Një listë e gjatë shkeljesh, kriteresh të paplotësuara dhe punësh të pabëra, apo të bëra keq, e kthejnë Ramën dhe administratën e tij në poster të keq-qeverisjes.

Shqetësim kryesor i Brukselit mbetet lufta kundër korrupsionit sistemik dhe veçanërisht korrupsionit në nivel të lartë.

Duke qenë se lista është e gjatë, ne do të shmangim komentet, duke publikuar vetëm qortimet kryesore të BE dhe duke kujtuar se në raport gjenden të gjitha shqetësimet që ka ngritur vazhdimisht opozita.

Shqetësimi thelbësor i PD për shpopullimin shfaqet në raport, siç gjenden aty edhe kritikat tona të forta për amnistinë fiskale dhe “pasaportat e arta”.

Kritika që lidhet me eksodin shqiptar, Partinë demokratike, si forca e liberalizimit të vizave, e shqetëson veçanërisht, sepse ka të bëjë me mundësinë të rikthimit të vizave për shqiptarët.

Më poshtë janë pikat kryesore të gjetjeve të Progres-Raportit:

-Numri i shtetasve shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në shtetet anëtare të BE-së është rritur ndjeshëm në verën e vitit 2021.

-Fenomeni i të miturve të pashoqëruar vazhdon të jetë shqetësim.

-Komisioni po monitoron nga afër në kuadër të mekanizmit monitorues pas liberalizimit të vizave, dhe të mekanizmit të pezullimit të vizave.

-Shqipëria vazhdon të jetë nën monitorim të shtuar për pastrimin e parave.

-Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval rrezikon përparimin në këtë fushë, dhe luftën kundër pastrimit të parave.

-Keqpërdorimi i burimeve shtetërore vazhdon të jetë problem, sikurse ishte rasti i bashkisë së Durrësit për zgjedhjet e pjesshme të marsit, dhe të zgjedhjeve të përgjithshme të 2021.

-Ka cënim të pavarësisë së medias, frikësim të gazetarëve, mungesë të aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës. Të sigurohet pavarësia e RTSH.

-Kadastra është sektor i prirur ndaj korrupsionit, që cënon regjistrimin e të dhënave kadastrale. Procesi i kompesimit ka ngecur.

-Shqipëria duhet të frenohet nga zbatimi i skemës se pasaportave të arta, pasi përbën rrezik për sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe është i papajtueshëm me legjislacionin e BE-së.

-Është ulur me 35% shkëmbimi i informacioneve të Policisë shqiptare me partnerët përmes sistemit SIENA.

-Përgjigja ndaj rrjeteve të krimit të organizuar duhet të jetë më proaktive dhe sistematike.

-Nuk ka qasje strategjike dhe sistematike për identifikimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale jashtë vendit dhe ato “të paarritshme”.

-Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine, tranziti dhe destinacioni i trafikimit të qenieve njerëzore.

-Krimi gjeneron sasi të madhe parash përmes trafikut të drogës, evazionit fiskal, kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

-Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare për drogat dhe as observator kombëtar për drogat.

-Trafikimi i drogës vazhdon të jetë forma më e përhapur e krimit të rëndë.

-Gjyqësori vuan nga procedurat e gjata, shkalla e ulët e gjykimit përfundimtar, dhe numri i madh i çështjeve të mbartura.

-Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetit është e kufizuar.

Edi Ramës i duhet të lëshojë tepsinë dhe të kapë timonin, sepse makina e Shqipërisë, siç shihet qartë në raportin e Brukselit, është jo në drejtimin e duhur, por drejt humnerës.

Shqiptarëve u bëjmë thirrje të na bashkohen në protesta mbarë popullore.

Një vend në rrezik shpëtohet vetëm duke hequr burimin e rrezikut.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply