Zhupa: Kumbarë e dhënies me koncension të Butrintit, ke bërë terror te bizneset e djathta

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, në interpelancë në Parlament për sezonin turistik, është shprehur se ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas tragjedisë që ndodhi në Himarë, ku një vajzë e vogël u godit për vdekje nga skafi që drejtohej nga një punonjës policie jashtë detyrës.

Deputetja Zhupa bëri kritika për punën e ministres Kumbaro sa i përket turizmit në vendin tonë dhe sigurisë në këto zona, duke thënë se Shqipëria nuk ka të certifikuar asnjë plazh të sigurtë.

“Mirela Kumbaro duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga ngjarja në Himarë. Shqipëria nuk ka asnjë plazh të certifikuar ‘blue flag’, nuk ka asnjë plazh të sigurt dhe asnjë plazh që plotëson kriteret dhe përgjegjësi direkte për këtë ka Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Kroacia ka 93 plazhe, 23 marina, mos vazhdoj me Spanjën 590 plazhe të certifikuara. Kriteret janë kritere që lidhen me punën e Ministrisë së Turizmit. Është certifikatë që jepet nga Fondacioni për Edukim Mjedisor.

Përparim Kransniqi më tha se, të afërmit e mi erdhën tre herë në vend, dy herë për fatkeqësi dhe një herë për pushime. Ata kaluan 3 herë në morinë dhe janë regjistruar 3 herë prandaj ne jemi të suksesshëm. Ka turistë që e përdorin vendin tonë si transit por nuk qëndrojnë. Nga ana tjetër keni thënë se Shqipëria do të bëhej si Tajlanda, do arrinim në 10 milion turistë, keni thënë që keni nisur fushatën “Smile Albania” por të vetmit që kanë buzëqeshur janë investitorët strategjikë. Ju jeni kumbara e dhënies me koncension të Butrintit.

Mjafton të vijnë në Tiranë dhe nuk kanë çfarë të shikojnë se ka vetëm kulla të shëmtuara, teatrin që kishim e shkatërruat. Çfarë thotë KLSH për turizmin malor, saktëson se ka një moskordimin midis institucioneve, ka mungesë informacioni dhe sigurie për turistët. Këto zona u janë lënë individëve lokale dhe nuk ka kontroll nga shteti, ju mbyllet shkollën e guidave. Ndikon negativisht në cilësinë e shërbimit të ofruar, siguria duke ndikuar në numrin e turistëve që shkojnë në zonat malore, duhet të dixhitalizohet rruga, ne nuk kemi transportin qytetas dhe ndërqytetas të padixhitalizuar. U keni vënë gjoba bizneseve të djathta. Ju bënit terror në kulmin e sezonit turistik”, u shpreh Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply