Berisha: Në PS po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje mes Veliajt e Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në konferencën për shtyp, se në PS po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje mes Veliajt e Ramës, deri tani fiton Velaij. Berisha tha se, bashkimi i Partisë Demokratike ka të hapur çdo opsion.

“Bashkimi i PD ka të hapur çdo opsion. Ky është qëndrimi i Berishës, pa asnjë lloj diskriminimi përveç një rasti të veçantë, që duhet të sqarohet dhe kaq.
Përsa i përket betejës brenda PS-së, ajo është betejë për jetë a vdekje mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
Deri tani këtë betejë po e fiton Erion Veliaj. Ne i konsiderojmë ata si të keqen më të madhe të këtij vendi”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Policët i kanë thirrur nga rrethet dhe i kanë lënë dy ditë pa ushqim

Policia është dorëzzuar ditën e dytë të protestave masive të studentëve duke mos pasur fuqi …

Leave a Reply