Avokati i Lefter Kokës, ultimatum Ramës: Liroje ose do të flasë të vërteta që…

Avokati i Lefter Kokëë i ka dhënë ëot një ultimatum publik Ramës që të lirojë ish ministrin përndryshe ai do të flasë.  “Procesi që do të zhvillohet tani do të jetë i hapur. Do të dëgjoni më shumë përveç akuzave politike. Është vërtet i sëmurë por është ende gjallë. Do të dëgjoni fakte dhe të vërteta që nuk i keni dëgjuar deri tani”, tha ai Eshtë e njëjta strategji që liroi edhe Alqi Blakon, një nga njerëzit kryesorë në skemën e inceneratorëve. Edhe ai kërcënoi se nëse nuk do të lirohej do të fliste.Rama është më i shantazhueëhëm se kurrë më parë në aferën e inceneratorve  ndaj dhe ai zbaton çdo kërcënim që i japin të arrestuarit.

Avokati i Lefter Kokës, në një deklaratë për mediat tha se është e padrejtë që Koka të mbahet në paraburgim pasi është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Më tej paralajmëroi se në dritë do të dalin fakte dhe të vërteta që nuk janë dëgjuar.

“Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë Koka për zëvendësim e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rëndura shëndetësore. Gjykata vendosi ta rrëzojë. Gjendja e Kokës nuk mund të vazhdojë ë mbahet në paraburgim, por gjykata vendosi ta rrëzojë dhe mesa duket vendosur të marrë rolin e mjekëve. Seanca e ardhshme është në datë 7 nënor. Ne si ekip ligjor do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në themel, nuk mund të vazhdojë të jetë i vetmi person në burg. Sot duhet të ishte i lirë. Procesi që do të zhvillohet tani do të jetë i hapur. Do të dëgjoni më shumë përveç akuzave politike. Është vërtet i sëmurë por është ende gjallë. Do të dëgjoni fakte dhe të vërteta që nuk i keni dëgjuar deri tani”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply