Beteja për Teatrin, Kalaja: Veliaj bën lojëra të pista, SPAK asnjë reagim

Avokatja Adriana Kalaja në një deklaratë për mediat është shprehur se, beteja për Teatrin nuk do të ndalet. Sipa saj, Veliaj bën lojëra të pisëta dhe nga ana tjetër SPAK nuk ka bërë asnjë reagim.

Kalaja thotë se do ta ndjekin çështjen në gjykatat shqiptare po dhe në gjykata

“Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj në kundërshtim me dispozitat ligjore por sidomos në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese kërkon fillimin e punimeve për teatrin e ri. Ka shpallur tender. Bën të gjitha lojërat e pista që vetëm ai di ti bëjë. Duke qenë se SPAK-u nuk ka bërë asnjë reagim, duke qenë se SPAK nuk lexon kërkesat tona ne sot depozituam në SPAK një kërkesë boshe që sipas Arben Krajës, Edvin Kondilit e shumë prokurorëve të tjerë është e njëjtë me gjitha kallëzimet që ne i kemi depozituar prej 31 nëntorit 2019.

Sot ne sërish bëjmë thirrje nga ky shesh para godinave të SPAK që ne nuk do të tërhiqemi. Do të vijmë çdo ditë të hënë këtu derisa të marrim një përgjigje nga SPAK bazuar në dispozitat ligjore. Do të ndjekim jo vetëm në gjykatat shqiptare po dhe në gjykata ndërkombëtare derisa të vendosim drejtësi për teatrin”, u shpreh Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet ortakëria e Olsi Ramës me Amant Josifin në kërkim ndërkombëtar për 2.2 miliardë euro mashtrim

Mandati i arrestit ndërkombëtar për Amant Josifin erdhi pas disa shkrimeve investigative në mediat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.