Humbja e Barcelonës në “El Clasico”, Laporta përplaset me gjyqtarët

Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta, raportohet se ishte përfshirë në një përplasje me zyrtarët e ndeshjes pas përfundimit të “El Clasicos”.

Derbi i zhvilluar të dielën në “Santiago Bernabeu” përfundoi me fitoren 3:1 të Real Madridit.

Pas humbjes, Laporta ishte i nervozuar dhe raportohet ishte futur në dhomën e gjyqtarëve.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Jose Maria Sanchez Martinez, hodhi poshtë pretendimet e Barcelonës për një penallti për një faull brenda zonës ndaj sulmuesit, Robert Lewandowski.

Ai dha një penallti në fundin e ndeshjes për “Los Blancos” pas ndërhyrjes së Eric Garcias në Rodrygon, me këtë të fundit që pastaj shënoi nga pika e bardhë.

Sipas raportimeve, Laporta ka hyrë vazhdimisht në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve pas ndeshjes, për të kërkuar përgjigje mbi vendimet.

Gazetari nga “SPORT”, Samuel Marsden, raportoi se në raportin e gjyqtarit rreth ndeshjes thuhet se Laporta hyri në dhomë dhe kërkoi vazhdimisht shpjegime për disa vendime derisa iu kërkua që të largohej pa raportuar incidente të mëtejshme.

 

About Redaksia

Check Also

“Dueli i së ardhmes”, në Spanjë të sigurt: Endrick-Yamal, yjet e futbollit botëror!

C.Ronaldo- Leo Messi, dueli i tyre i përjetshëm, dhe ajo që i dy yjet e …

Leave a Reply