Kreu i Sindikatës së pedagogëve: Do të vazhdojmë deri në plotësimin e kërkesave

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, pedagogët kanë mbajtur sot protestë. Ata janë shprehur të vendosur se do t’i qëndrojnë deri në fund kërkesave të tyre për cilësi më të lartë të Arsimit dhe se janë të vendosur të bojkotojnë mësimin.

“Pedagogët janë shprehur se do të vijojnë bojkotin deri në momentin që qeveria do të plotësojë kërkesat e tyre. Nga biseda me pedagogë nuk është përjashtuar mundësia që kryeministri të jetë prezent në protestën e sotme. E pranishme është e Garda e Republikës”.

Nga ana e tij kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi tha se, bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave.

“Në çdo universitet të Shqipërisë bëhet fjalë për bojkot. Prania është e lartë”, tha kreu i Sindikatës.

Pyetje: A keni pasur komunikim se kryeministri do të jetë prezent sot?

Kovaçi: Ishte mesa duket testuar situatën. Erdhi me duket për të bërë një inaugurim laboratori, por u larguan.”

Më tej ai shtoi se është bërë thirrje që bojkotimi të jetë i plotë.

“Mësim nuk bëhet, të gjithë janë dakord për bojkotin. Bojkoti do të jetë në mënyrë të përhershme. Nga kryeministri apo qeveria ende nuk kemi komunikim”, është shprehur më tej ai.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet ortakëria e Olsi Ramës me Amant Josifin në kërkim ndërkombëtar për 2.2 miliardë euro mashtrim

Mandati i arrestit ndërkombëtar për Amant Josifin erdhi pas disa shkrimeve investigative në mediat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.