Marca” ka ndarë informacione se kush do ta marrë “Topin e Artë” për këtë vit. Sipas gazetës spanjolle, Karim Benzema do ta fitojë për herë të parë këtë çmim.
Gjithashtu, çmimi për portierin më të mirë të vitit do të marrë edhe shokun e tij të skuadrës te Real Madridi, Thibaut Courtois.
Kurse, mesfushori i Barcelonës, Gavi, do të shpallet lojtari më i mirë i ri.
Kujtojmë se sonte do të mbahet ceremonia e çmimit më prestigjoz individual në futboll, “Topi i Artë”, ku do të ndahen edhe çmimet e tjera.
Mbrëmja gala do të mbahet sonte në “Theatre du Chatelet”, në Paris, nga ora 20:30.