Viti i ri akademik, Ina Zhupa: Sot nis një rrugë pa kthim për të drejtat, dinjitetin e pedagogëve dhe studentëve

Nisja e vitit të ri akademik duhet të ishte një moment gëzimi për koleget e mi pedagog dhe për studentet tanë. Fatkeqësisht nuk është kështu!

🔷PEDAGOGET
Janë në protestë me kërkesat e tyre të drejta dhe realisht të arsyeshme dhe minimaliste. Sot në orën 10:00 protestojnë sërisht dhe bojkojnë mësimin.
Ata kërkojnë:
-Rritjen e pagës 30 % këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm si parakusht për të venë sado pak në rrugën e zgjidhjes çështjen e trajtimit dinjitoz të punonjësve të universiteteve, përfshi stafin akademik dhe atë ndihmës.
-Rritjen e financimit për kerkimin shkencor
-Rivendosjen e shtesave mbi rrisqet për dëmtimin e shëndetit në punë.
-Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.
-Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimin e orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit me seminarin.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.
-Pezullimin deri me 2026 i zbatimit të doktoraturave të udhëhequra për kriteret e marrjes se titullit “Profesor’
-Bërja transparente e buxhetit dhe te ardhurave të universiteteve publike

🔷STUDENTËT
Të harruarit e qeverisjes. Që nga 2019 e sot çdo ditë e tyre edhe familjeve të tyre ka qënë më e vështirë ekonomikisht por askujt nuk pyet.
Atyre dhe familjeve të tyre u është rritur kosto e qerave të shtëpisë në Tiranë;
është rritur kostoja e transportit;
është rritur kostoja për tu ushqyer;
është rritur kostoja për tu veshur;
është rritur pagesa e librave,
është rritur pagesa e orës internetit.

Çdo faturë ka shkuar dyfish dhe qeveria nuk jep asgjë si paketë ndihmë financiare.

Megjithatë sot është dita e tyre, e pedagogëve dhe studentëve, e le të nis nga sot një rrugë pakthim për të drejtat dhe dinjitetin e tyre. Suksese!

 

About Redaksia

Check Also

Berisha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të klerikut At Artur Liolin

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të klerikut, At …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *