Perez e injoron keq Mbappe

Florentino Perez, pas ceremonisë së “Topit të Artë” ka folur si për fituesin e këtij çmimi, Karim Benzema, po ashtu edhe për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe, të cilin e ka injoruar keq presidenti i Real Madridit.

Perez e ka injoruar sulmuesin francez të PSG-së, i cili e ka bërë të ditur synimin e tij për t’u larguar nga klubi i madh francez.

“Nuk jam i interesuar të komentoj asgjë sepse nuk po lexoj lajme për Mbappen. Real Madridi e ka një të ardhme të hatashme përprara vetes. Vinicius dhe Rodrygo janë yje vërtetë të së ardhmes. Unë i shoh të dy ata si fitues të Topit të Artë në një të ardhme”, ka deklaruar Perez.

Ndërsa injoroi Mbappe, Perez thurri lavde për francezin tjetër të ekipit të tij, Karim Benzema.

“Benzema e meritoi Topin e Artë. Ai ka qenë më i miri në tri ose katër vjetët e fundit. Benzema është një ‘9’, një përzierje e fenomenit Ronaldo me Zinedine Zidane”, është shprehur Perez.

About Redaksia

Check Also

“Tifozat Kuq e Zi” protestë para FSHF: Mjaft më me pazaret e errëta!

Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar para Federatës së Futbollit të Shqipërisë. Ata vendosën një …

Leave a Reply