Zhduket sportistja iraniane, garoi pa shami të dielën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në sportin ndërkombëtar. Është ndjellë frika dhe dyshimi se një atlete iraniane është zhdukur pas pjesëmarrjes së saj në kampionatin aziatik të alpinizmit, i mbajtur të dielën në Seul.

Alpinistja 33-vjeç, Elnaz Rekabi, kishte refuzuar të paraqitet në këtë garë me shami, duke e shpërfillur ligjin e shtetit islamik të Iranit. Të afërmit e sportistes iraniane i kanë thënë BBC se nuk po mund të kontaktojnë me Rekabin që nga dita e hënë, transmeton Gazeta Express.

Rekabi dhe sportistët tjerë u larguan nga Seuli të hënën dhe parashihej të ktheheshin në Iran të mërkurën. Por, BBC raporton se Rekabit i është konfiskuar telefoni mobil e po ashtu pasaporta dhe tashmë askush nuk ka kontakt me të dhe nuk dihet ende asgjë se ku gjendet apo çka ka ndodhur me të.

Rekabi e ka zënë vendin e katërt në kampionatin aziatik, prej nga kishte raportime në media botërore rreth asaj që iraniania e ka refuzuar mbajtjen e shamisë.

Por, Teherani zyrtar ende ka dhënë informacione zyrtare.

Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur në Iranë ka shpërthyer valë protestash në rreth 150 qytete pas vdekjes Mahsa Aminit në paraburgim nën rrethana të dyshimta.

22 vjeçarja ishte arrestuar nën akuzën se nuk e ka respektuar ligjin rreth shamisë. Kjo ka bërë që të shpërthejnë protesta të mëdha në Iran kundër qeverisë së vendit.

Besohet se rreth 120 njerëz janë vrarë nga vala e protestave në Iran.

About Redaksia

Check Also

Hakimi: Dominojmë ndaj Barcelonës, kemi ardhur këtu për t’u kthyer me fitore në Paris

Jo vetëm Luis Enrique, përkrah trajnerit të PSG, në konferencë për shtyp para ndeshjes së …

Leave a Reply