Rama rikthen tatimin e jashtëzakonshëm të diktaturës për prodhuesit e energjisë

“Kemi ardhur në një kohë kur e shohim diellin me inat se duam shi”, kështu u shpreh kryeministri, Edi Rama gjatë takimit me qytetarë në Përmet, ndërsa foli për krizën energjetike. Rama njoftoi mundësinë e vendosjes së një tatimi për prodhuesit e energjisë elektrike.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se mburoja financiare për çmimin e energjisë është masë aktive për të mbrojtur familjet shqiptare.

“Shumë vite më parë kujtoj depresionin që ishte këtu. Nuk kishte asnjë segment ku të ecje pa u detyruar t’i shmangeshe një grope. Sot jemi në situatë tjetër, nuk jemi në pikën e mbërritjes, por nëse krahasohemi me nga u nisëm jemi nata me ditën.

Një gjë është e sigurt që Përmeti dhe të gjitha zonat që po i zhvillojnë turizmin. Kushtet në Përmet filloi t’i krijojë programi i Rilindjes Urbane që e përçmonin si fasadë, por ajo ishte hapja e një dritareje. Inflacioni i luftës nuk është një forcë që mund ta asgjësosh. Nuk është qeveria ajo që e ka provokuar, por jemi këtu sepse ka marrë një besim për të bërë çfarë është e mundur për të lehtësuar këtë barrë. Nëse nuk do mbronin çmimin e energjisë, pjesa më e madhe sot do të ishin falimentuar. Do kishin mbyllur dyert e do ishin dorëzuar. Në vende më të përparuara se ne, çdo ditë mbyllen biznese në Itali, sepse nuk përballojnë dot faturën energjisë,. për ne jetike të mbrojmë familjet dhe biznesin e vogël”, tha Rama .

About Redaksia2

Check Also

Presidentja e Kosovës në samitin e BE në Tiranë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosovën në samitin midis Bashkimit Evropian dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published.