Rama po kthen taksat e 46-ës, Berisha: Nga nesër nis aksioni, nuk shtyhen më protestat!

Kreu i PD, Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij para demokratëve, Berisha u shpreh se nuk shtyhen më protestat. Ai tha se nesër do të takohet me krerët e degëve të Tiranës për të ndarë detyrat dhe të angazhohemi në një veprimtari shumëplanëshe.

“Tirana futet në 3 vendet me qeratë më të larta në Europë. Se i rrit droga. A e dini ju se në 8 muaj janë prodhuar 3.74 terravat. 100% nevoja e vendit, por këta hajdutë për të mbushur xhepat shesin me çmimet mesatare dhe i blejnë jashtë burse. E kanë shndërruar energjinë në bixhozin më të madh në botë. Imagjino ku kemi. Në krye të vjedhjeve është qeveria. I ka 280 mln euro borxh entit të qeverisë. Sot lajmëronte se prodhuesit do ktheheshin tek taksa e jashtëzakonshme. Atavist. Prodhuesit e energjisë kanë investuar, se kanë fat thotë. Nuk ka njohurinë më elementare. Duhet të nxjerrin investimin njëherë. Njëri me koncepte rudimentare. Fitim mund të kenë ata, por duhet të nxjerrin investimin që kanë bërë në HEC. Të gjithë e dinë se ajo periudhë është jetike. Tani do u kthejë taksat e 46-ës, taksat e jashtëzakonshme. Nesër do takohem me krerët e degëve të Tiranës për të ndarë detyrat dhe të angazhohemi në një veprimtari shumëplanëshe. Nuk shtyhen më protestat”, tha Berisha.

Berisha theksoi se, PD do jetë më e hapur. Më tej, ai shtoi se PD vendimmarrjen kryesore ja beson anëtarësisë dhe simpatizantëve.

“Sot jemi mbledhur për miratimin e udhëzuesit që ka të bëjë me modalitet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret për zgjedhjet e pushtetit vendor 2023 si zgjedhjen e Komisioni të Organizimi dhe kontrolleve elektorale dhe pika e tretë hapja e garës primare për pushtetin vendor në të gjitha degët e PD. Mbledhja është në përputhje për përcaktimet statuore. Ne vazhdojmë me përpjekje për transformimit të jetës së PD në një forcë më demokratike më të hapur e cila vendimmarrjen kryesore ja beson anëtarësisë dhe simpatizantëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama qetësohu, dosja penale për Olsin e Xibrakës ekziston e pezulluar!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Edi Ramës, ndërsa shprehet …

Leave a Reply