Askush s’duhet t’i trembet votës 

Nga Luçiano BOÇI

Përtej deformimeve dhe zhdukjes së proceseve që kanë në thelb të tyre përzgjedhjen e kandidaturave përmes votës, herë brenda familjes tonë politike dhe vazhdimisht në çdo hapësirë e forum të kundërshtarit tonë politik, aktualisht jemi përpara një momenti historik për partitë politike në Shqipëri!

Primaret janë një hap i guximshëm dhe i domosdoshëm për të shembur çdo formë klientelizmi dhe jo meritokracie në përzgjedhjen e emrave dhe kanditatëve më të mirë që PD dhe e gjithë opozita ka mundësi t’i ofrojnë shqiptarëve. Momenti është tani.

Ftoj anëtarët dhe simpatizantët tanë në të gjithë vendin të angazhohen maksimalisht në këtë proces kaq të rëndësishëm për demokracinë tonë. Regjistrohuni! Propozoni emrat që ju besoni se janë të denjë dhe të duhurit për komunitetin tuaj!

Ky është një proces që na bën të gjithëve bashkë

#PrimaretnëPD

#Demokratëtzgjedhin

#DrejtëzgjedhjeveVendore

 

About Redaksia

Check Also

Ymer Barçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Matit

Të dashur demokratë, anëtarë e simpatizantë Të dashur matjanë! Të nderuar zonja dhe zotërinj! Unë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.