Berisha paralajmëron Ramën: Do ta paguash shtrenjtë prekjen e votës! Që tani po mblidhen çertifikatat

Kryetari i PD, Sali Berisha Berisha paralajmëroi Ramën se, do ta paguash aq shtrenjtë prekjen e votës sa nuk mund ta imagjinosh. Ka një kufi. Berisha tha se, që tani po mblidhen çertifikatat.

“Edi Rama nuk ka të ndalur. Duhet ta ndalim. Të jemi të përgatitur për një betejë. Këtu kemi kryetarin e ri të Forumit Rinor, kemi kryetarët e Forumeve. Në ballë të kësaj beteje do të jenë të rinjtë. Do të jemi të gjithë. këto dy fronte po shkojn ë drejt zgjedhjeve.

Unë kam marrë informacion se kanë filluar që tani duke mbledhur çertifikatat. Unë do t’i them “mblidhi”, por në mënyrë absolute, ja ku jam këtu, do ta paguash aq shtrenjtë nqse prek votën sa nuk mund ta imagujinosh. Ka një kufi.

Ne po votojmë vetë, po votojmë e po votojmë. Do t’i kthejmë shqiptarëve votën. Nqse ky armik i votës mendon prapë të vjedhë votën të presë të nesërmen, se ç’e pret. E them hapur.

Ne votën nuk e dorëzojmë.

Data 27 prill duhej të ishte data e kryengritjes më të fuqishme që ka njohur Shqipëria për votën sepse demokratët u përballën me shtetin elektoral, u përballën me ushtrinë e patronazhistëve terroristë të kuq.

Po nuk nxori mend, unë i jap fjalën e nderit se do t’i japim përgjigjen më ekzemplare që nuk mund ta imagjinojë dhe do përgatitemi. Ne nuk duam asgjë tjetër, përveçse të votojnë shqiptarët”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon videon: Shqiptarët në Milano i çojnë një mesazh Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar një video nga festa e shqiptarëve në Milano …

Leave a Reply

Your email address will not be published.