Deflacioni i parë i madh global

Në të gjithë botën rigjallërimi i shpejtë ekonomik pas tronditjeve të shkaktuara nga pandemia ka shpërthyer valën më të gjerë të inflacionit që kemi asistuar nga vitet e para të ‘80. Në verën e 2021 bankat qendrore janë përgjigjur duke ringritur përqindjet e interesit. Brazili ka qenë i pari. Në fillimet e 2022 i është bashkuar Federal Reserve (FED, banka qendrore e Shteteve të Bashkuara), duke shkaktuar një efekt imitimi: kur FED lëviz dhe dollari forcohet, vendet e tjera ose rrisin përqindjet e interesit të tyre, ose i duhet të përballen me një zhvlerësim të fortë që kontribuon në ushqimin e inflacionit. Konturet e kësaj skeme janë të njohura. Gjëja e re është gjerësia e fenomenit. Po përjetojmë ngurtësimin më të zgjeruar të politikave monetare që bota ka asistuar ndonjëherë. Edhe pse përqindjet e interesit nuk janë rritur si pas vitit 1979 kur në krye të FED ishte Paul Volcker, sot ky fenomen përfshin një numër shumë më të madh bankash qendrore.

Jemi në një prej atyre momenteve në të cilat bëhet historia. Për sa i përket ekonomive të avancuara, era e globalizimit e viteve ’90 e këtej ka qenë një epokë zvogëlimi e inflacionit dhe ekspansionit monetar të promovuar nga bankat qendrore. Tani ky ekuilibër është përmbysur dhe gjëja po ndodh në shkallë globale. Përtej presionit dizinflacionist, po përjetojmë edhe fundin e programeve të stimulit të lançuara gjatë periudhës së kovidit, lançimin e masave si ligji për reduktimin e inflacionit (Inflation Reduction Act). Sipas një analisti të qendrës kërkimore Brookings Institution, në Shtetet e Bashkuara në tremujorin e tretë i ashtuquajturi “drenazh fiskal” (domethënë fakti që të ardhurat e rritura me shtytjen e inflacionit përfundojnë për të paguar një tarifë më të lartë) do ta ngadalësojë ekonominë me të paktën 3.4 pikë përqindjeje të PBB. Është e vështirë të parashikohen pasojat e këtij cikli deflacionist global.

Nuk ka ndodhur kurrë në shkallë kaq të gjerë. Do të zvogëlojë inflacionin? Ka mundësi, ama rrezikojmë edhe një reçision global, që në më të keqen e hipotezave mund ta rrëzojë tregun imobiliar, të falimentojë biznese e shtete dhe të hedhë qindra milion njerëz në papunësi dhe në vuajtje. Kështu që politikanët duhet të reflektojnë mbi tre çështje: përqindjet e interesit janë një instrument tejet brutal për të përballuar disekuilibrat aktualë ekonomikë? Janë në gjendje bankierët qendrorë të individualizojnë përqindjen e duhur të interesit për ta ngadalësuar inflacionit pa ia marrë frymën ekonomisë? Dhe një ekonomi globale e rënduar nga borxhet është në gjendje t’i mbijetojë një rritjeje të fortë të përqindjeve të interesit të promovuar nga FED?

Inflacioni thuajse në të gjithë botën është provokuar nga ngadalësimet në furnizimet të shkaktuara nga kovidi dhe nga çmimi i energjisë. Një rritje e përqindjeve të interesit nuk do ta rrisë sasinë e gazit apo të mikroçipave në treg, krejtësisht tjetër. Reduktimi i investimeve do ta kufizojë aftësinë e ardhshme të prodhimit dhe, për pasojë, furnizimet. Për këtë motiv në Europën e rritjeve modeste të përqindjeve të interesit të vendosura nga Banka Qendrore Europiane janë të shoqëruara nga futja e tavaneve ndaj çmimit të elektricitetit dhe të gazit të vendosura nga disa vende të Bashkimit Europian. Dara monetare dhe e bilancit shërben për të shmangur që inflacioni të konsolidohet dhe të përhapet. Është ky sot preokupimi kryesor i FED. Ama frenimi e ka një çmim. Instrumentat kryesorë nëpërmjet të cilit politika e FED do të mund të funksionojë janë ngadalësimi i ekonomise dhe një brishtësi më e madhe e tregut të punës, gjë që nënkupton më shumë papunësi. Mos po shtyhet pak si shumë përtej dara globale?

Tashmë është e vështirë të zgjedhësh përqindjen e interesit vetëm për një ekonomi të vetme. Si i bëhet të zgjedhësh përqindjet e duhura sikur edhe të gjitha vendet fqinje po i rrisin ato? Kur një bankë qendrore rrit përqindjet e interesit, në mënyrë me të cilën mund të frenohet inflacioni është rritja e vlerës së monedhës. Përqindje interesi më të larta interesi tërheqin investitorët e huaj dhe e shtyjnë për lart shkëmbimin. Një monedhë më e fortë i bën importet më ekonomike dhe zbret inflacionin. Është një politikë klasike e vjedhjes së kafshatës ndaj vendeve fqinje. Forca e dollarit në 2022 i bën importet e Shteteve të Bashkuara më ekonomike, por njëherazi bën të rriten çmimet për çdo vend që e paguan naftën apo tjetër në dollarë. Për t’ju përgjigjur këtij inflacioni të importuar, bankat e tjera qendrore duhet t’i rrisin akoma më shumë përqindjet e tyre të interesit, duke ushqyer një rreth vicioz.

Rezultati final i kësaj lufte ofertash është i paparashikueshëm, por një gjë është e qartë: do t’i shtyjë akoma për më lart përqindjet e interesit dhe kjo nuk është pasoja e vetme që duhet t’i frikësohemi në dizinflacionin e parë global. Çmimi i mallrave në shitje varet jo vetëm nga përqindjet e interesit, por edhe nga ekuilibri midis kërkesës dhe ofertës, si në tregjet botërore, ashtu edhe në ato kombëtare. Gjatë rigjallërimit ekonomik pas kovidit, inflacioni i Shteteve të Bashkuara ishte ushqyer jo vetëm nga tepria e kërkesës së brendshme, por edhe nga ngadalësimet në furnizimet në Kinë. Tani po ndodh e kundërta. Të gjitha bankat qendrore që po i rrisin përqindjet e tyre të interesit jo vetëm që po dizinflacionojnë ekonomitë e tyre, por po spostojnë ekuilibrin midis kërkesës dhe ofertës edhe për të tjerët. Nëse nuk mbahen parasysh këto efekte, do të mund të gjendemi me më shumë dizinflacion nga ai i nevojshmi. Sesa i fortë mund të jetë ky efekt në botë mund të bëjmë vetëm hipoteza.

Për sa i përket dizinflacionit global ndodhemi në një territor të panjohur. Dhe ka një gjë tjetër që nuk e dimë. Edhe sikur të duhej të binim dakord se cilat janë përqindjet e duhura të interesit për ta zvogëluar inflacionin me minimumin e kostove, një ekonomi globale e mësuar me përqindje interesi shumë të ulëta do të arrijë ta durojë peshën e përqindjeve konsistente? Me taksat në rritje, anipse thelbësisht negative në terma realë, disa borxhlinj do të gjendeshin në vështirësi. Do ta kalonin keq sidomos kompanitë dhe vendet që kanë kontraktuar hua në dollarë për një total prej 22000 miliard dollarësh në 2019 dhe që tani duhet t’i rimbursojnë me një përqindje interesi shumë më të lartë. Duke mos arritur të mbëlshtesin detyrimet e imponuara nga borxhi, si gjë të parë do të reduktojnë shpenzimet e tjera, duke ushqyer reçisionin, dhe më pas do të kërkojnë të ristrukturojnë borxhet e tyre. Në këtë pikë reçisioni do të shpaloset në krizë dhe në dështimin e kompanive apo të qeverive borxhlie. Ishte momenti që të ndodhte, do të thonë puristët e tregut.

Më së fundi rrëzohen mumjet, borxhlinj që jetojnë vetëm falë kostos së ulët të parasë në hua. Megjithatë, të flasësh për rrëzime është më e lehtë në letër sesa në realitet. Falimentimi nuk është kurrë një proces i qetë: tashmë i vështirë për kompanitë që operojnë brenda kufijve kombëtarë, mund të jetë kompleks në rasti e gjigantëve si grupi imobiliar kinez Evergrande, që ka tërhequr investime nga e gjithë bota. Kur një vendi si Sri Lanka apo Argjentina i mbarojnë paratë, shtete dhe kompani dridhen. Nuk është e lehtë të parashikosh se kush do të falimentojë, por dijmë se duke rritur taksat, do të shtohen presionet mbi kë është në vështirësi dhe dijmë se procedura ndërkombëtare për ristrukturimin e borxhit është e papërshtatshme. As shmangia e falimentimit prej prishjes së kufjes nuk është një lajm i mirë. Për një kompani apo një ekonomi kombëtare pak gjëra janë më të këqija se një tepri e borxhit jo të paguar. Rrezikohet stanjacioni.

Zanati i bankave qendrore është ta luftojnë inflacionin. Përqindjet e interesit janë instrumenti më i natyrshëm, por ka ardhur momenti të njihet domethënia historike e momentit aktual. Për herë të parë, në epokën e globalizimit pas Luftës së Ftohtë, po përballemi me një inflacion domethënës. Pse po e luftojmë vend për vend? Nëse duam të kufizojmë dëmet, kemi nevojë për bashkëpunimin ndërkombëtar. Në periudhën 2015 – 2016, kur Kina kërcënohej nga reçisioni, mund të shpresohej në bashkëpunimin midis FED dhe Bankës Popullore të Kinës. Një shpresë e tepruar sot, duke pasur parasysh raportet shumë të këqija midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre nga njëra anë dhe Kinës e Rusisë nga ana tjetër. Megjithatë, koordinimi në variacionin e përqindjeve të interesit nga ana e grupeve globale si G7 (grupit që përfshin Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Japoninë, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara), QUAD indo – paqësor (Australi, Japoni, Indi dhe Shtetet e Bashkuara) dhe ndoshta grupin e Shangri-la Dialogue në Azi (që përmbledh vende të ndryshme, nga Tajlanda tek Vietnami, nga Mbretëria e Bashkuara tek Kili) mund të lançojë një mesazh të fuqishëm: nëqoftëse nuk provojmë, rrezikojmë të bëjmë të vuajnë miliona njerëz në të gjithë botën. Nëse gjeneratat më të reja, arësimimi i të cilëve është shënuar nga lockdown, do të ndodhen përpara tregjeve të punës të shyqer nga kriza globale, atëhere për politikën do të jetë një dështim i paapelueshëm.

(Adam Tooze është një historian britanik. Drejton European Institute e Columbia University në Shtetet e Bashkuara)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Bregu i Smeraldtë qan rusët

Sanksionet kundër Rusisë janë një problem për Sardenjën, ku oligarkët shpenzojnë shuma të mëdha, shkruan …

Leave a Reply

Your email address will not be published.