PD Sarandë denoncime për rrugët: Do të ngushtohen hapësirat publike

Partia  Demokratike në Sarandë, denoncoi disa projekte të financuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që pritet të zvogëlojnë hapësirat publike në qytet. Në një konferencë për mediat, kryetarja e Partisë Demoraktike në Sarandë, Manjola Nikollo shprehet  se për këto projekte janë bërë konsultime publike me militantë apo punonjës të administratës, duke shmangur qytetarët. Nikollo thekson se qyteti i sarandës ka nevoojë për emergjente për hapësira të reja publike, ndërsa qeveria propozon të ngushtojë rrugët ekzistuese

“Kush janë ato grupe  interesi me të cilët qenkan konsultuar këto të Fondit të Zhvillimit që u paskan aprovuar zvogëlimin e sipërfaqeve publike dhe ngushtimin  errugëve ekzistuese? Saranda ka nevijë emergjente për zgjidhjen e problemeve të parkimit, sepse sezoni turistik e kolapsin qytetin. Saranda ka nevojë drastikepër zgjatimin e bulevardit sepse kjo sipërfaqe e vogël nuk mjafton. Saranda ka nevojë për rrugë të reja, hapësira publike, lulishte, kënde lojrash, ndërsa këta propozojnë ngushtmin e rrugëve ekzistuese. Zero zgjidhje për parkimin, zero zgjidhje për hapësirat publike, zero zgjidhje për ambientet e reja sportive. Dhe për ti vënë kapakun…kur zgjedhin terminalin e autobuzave në qendra të banuara, këtu kemi shtuar akoma më shumë trafikun brenda qytetit” u shpreh Nikollo

About Redaksia

Check Also

Ish-prokurori: KLP është politike, pse nuk reagon kur Rama intimidon prokurorët?

KLP reagoi duke mbajtur anën e SPAK pas deklaratave të kreut të PL, Ilir Meta. …

Leave a Reply