Qeveria e re e Liz Truss, pa mbështetje nga 80 për qind e britanikëve

Tetë nga dhjetë persona në Britani nuk e mbështesin qeverinë aktuale, ka gjetur një sondazh i YouGov, pasi vendi po përballet me një krizë ekonomike të përkeqësuar nga shtytja e braktisur tashmë e kryeministres Liz Truss për reforma radikale tatimore.

Sondazhi tregoi se 77 për qind e britanikëve nuk e miratojnë qeverinë konservatore, që është përqindja më e lartë e mosmiratimit në 11 vjet, treguan rezultatet, transmeton Reuters.

YouGov tha gjithashtu se nëntë nga dhjetë britanikë, ose 87 për qind e të anketuarve, mendojnë se qeveria po keqmenaxhon ekonominë, një goditje për një parti që historikisht është krenare për historinë e saj të disiplinës fiskale.

Njoftohet rritja e taksave

Sondazhe të tjera të opinionit treguan gjithashtu se mbështetja për Partinë Konservatore ra në javët e fundit pasi plani i uljes së taksave tronditi investitorët, duke shkaktuar aq shumë trazira në tregun e obligacioneve saqë banka qendrore duhej të ndërhynte.

Në prag të fundjavës, kryeministrja Liz Truss shkarkoi ministrin e Financave Kwasi Kwarteng, i cili shkaktoi përçarje në tregjet financiare britanike me planin e tij të diskutueshëm për të ulur taksat për të pasurit dhe për të rritur borxhin e qeverisë.

Drejtuesi i ri i Thesarit, Jeremy Hunt ka njoftuar rritjen e taksave dhe kontroll më të madh mbi financat publike.

About Redaksia2

Check Also

VOA: Trump pritet të shpallë kandidaturën për president për herë të tretë

Ish-presidenti, Donald Trump po përgatitet të martën të nisë fushatën e tij të tretë për …

Leave a Reply

Your email address will not be published.