Berisha: Këtu po ndodh një politikë e dekapitimit të elitës kombëtare

Kryetari demokrat, Sali Berisha, ngriti sërish në Kuvend shqetësimin se në vend po shkatërrohet elita kombëtare.

“Sigurisht, sepse këta që kam pas, ja kërcasin biftekut 1 mijë euro. Marrin helikopterin taksi 15 mijë euro deri në Dibër. Marrin avionin taksi, 300 mijë euro për Nju Jork. Shkojnë dhe bëjnë fundjavë në Paris me avion taksi.

Sigurisht se paguajnë shoferin 4 herë më shumë se lektorin në universitet. I japin kuzhinierit të vet 500 mln lekë për librin e kuzhinës. Se i merr universiteteve 700 mln lekë në kundërshtim me çdo ligj, duke shkelmuar autonominë dhe çdo gjë. Po, po. Kjo është e vërteta.

Dhe prandaj pedagogët dalin, del elita e kombit, ajka e kombit janë ata. Absolutisht njëri prej tyre ka mend 3 herë më shumë se gjithë këta që janë pas shpinës time dhe rrinë e çuçurisin sa herë dal këtu.

Këtu po ndodh një politikë e dekapitimit të elitës kombëtare. E qëllimshme. Ç’ka ky me kombin shqiptar është shumë e vështirë ta marrësh vesh, por anti shqiptar si ky kombi nuk ka pasur në 110 vite të shtetit shqiptar”, tha Berisha

About Redaksia

Check Also

Ymer Barçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Matit

Të dashur demokratë, anëtarë e simpatizantë Të dashur matjanë! Të nderuar zonja dhe zotërinj! Unë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.