Gazetari investigativ: Lear Kurti vdiq në duart e efektivëve, policët prishën skenën e krimit

Gazetari investigativ, Artan Hoxha u shpreh në emisionin “Open” se, Lear Kurti vdiq në duart e efektivëve, policët prishën skenën e krimit, e zhvendosën në spital.

“Policia ka një manual për rastet kur ndalohen persona. Çfarë elementi të dyshimtë kishte ky person? Ata thonë e pamë para një biznesi. Çfarë problemi ka këtu? Sipas kamerave, thuhet se ngjarja ka filluar në 23:07 minuta. Në komisariat ka vajtur në 23:30 minuta. Kanë thënë kemi kërkuar ambulancë, por nuk ka ardhur ambulanca. Policia thotë e kemi çuar vetë. Kanë prishur skenën e krimit. Spitali thotë kur erdhi te ne ishte i vdekur. Kjo është një ngjarje që kërkon hetim, por nuk mund ta bëjnë persona të përfshirë këtë hetim. Duke dashur të dalin pa larë dhe duke u trembur, policia e ka kthyer objektivin nga vetja. Duhej lënë e gjithë koha, të ngrihej një grup mjekësh për të bërë autopsinë.

Nuk ndodh në asnjë vend të botës, të vijë patrulla pa një motiv. Edi sa policë ka këtu, që nga Rinasi deri kur futesh në Tiranë ke më shumë efketivë se në anjë vend tjetër të Evropës. Janë 1 mijë e 200 efektivë policie që kanë dorëzuar dorëheqjen, kanë dorëzuar dorëheqjen dhe presin të largohen”, u shpreh Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply