Pse ndjeva sot se duhet “t’i kërkoja falje” Elisës së Edvin Kristaq Ramës?

Nga Adriana KALAJA
Tek shihja dhe dëgjoja fjalimet e ambasadoreve të SHBA dhe BE në Tiranë, në takimin përvjetor të Gjykatës Kushtetuese, ndjeva se i kisha hyrë në hak Elisa Spiropalit dhe se duhet “t’i kërkoja falje”.
Nuk ka akt më të madh kriminal dhe të turpshëm, se pjesmarrja e Edvin Kristaq Ramës në një takim të Gjykatës Kushtetuese.
Aq më shumë, nuk ka fyerje më të madhe që në këtë takim, na dërdëllisin për drejtësinë që e shkatërruan me “Reformën në Drejtësi” dhe ja dhanë nën komandë Edvinit të Kristaqit, ambasadoret e SHBA dhe BE dhe jo vetëm.
Kjo jo vetëm që është në shkelje të Kushtetutës, por edhe e nenit 42 të Konventës së Vjenës.
Po kështu, bazuar në dispozitat ligjore kjo sjellje është konsumim i veprave penale të “korrupsion ajtiv i nënpubësve të huaj publikë” parashikuar nga neni 244/a i Kodit Penal dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
Këto dhe paraardhësit e tyre nga Lu, Vllahutin dhe Soreca, me milionat e dollarëve dhe eurove, paguar nga taksapaguesit amerikan e europuan si dhe, nga George Soros, nëpërmjet gruas me 2 burra në qeveri, Delina Ficos, bënë që sot jo vetëm të mos ketë drejtësi dhe akses të qytetarëve në Sistemin Gjyqësor, por kanë rrëzuar dhe shtetin ligjor të së drejtës.
Si ka ndodhur kjo?
Me 100 mijë dosje stok;
Me afate kohore për një çështje deri në 10 vjet;
Me kërkesa për pushim çështjes kur preken interesat e Edvin Ramës dhe Lindita Rama-Xhillari dhe jo vetëm nga institucionet shtetërore;
Me mospranim rekursi për mijëra dosje në Gjykatën e Lartë që merren nga juristët e Delinës dhe firmosen nga Sadushët;
Me moszbatim të vendimeve të dhëna nga gjykatat shqiptare dhe ato ndërkombëtare.
Meqenëse ndrikullat ambasadoresha të SHBA dhe BE, të kthyera në ministre të Kabibetit Rama 3, kanë marrë përsipër t’i tregojnë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese sesi bëhet detyra, kam disa pyetje publike për to:
1. A keni ndonjë rast precedent në vendet tuaja që ambasadorët e kujdo vendi qofshin marrin pjesë në aktivitetet e gjyqësorit?
2. A keni ndonjë rast precedent në vendet tuaja që Institucionet nuk ekzekutojnë një vendim të Gjykatave Supreme?
3. A keni ndonjë rast precedent në vendet tuaja që ambasadorët e kujdo vendi qofshin futen pa protokoll në aktivitetet dhe Institucionet e Sistemit Gjyqësor?
4. A keni ndonjë rast precedent si rasti i ambasadorit Soreca që takohet me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese pa protokoll dhe ditën e gjykimit të çështjes së Teatrit?
5. A keni ndonje rast precedent sesi mund të takohet një ambasadore qoftë dhe e SHBA me Drejtuesin e Organit më të Lartë të Akuzës SPAK, pa protokoll?
6. A keni ndonjë rast precedent që Kryetari i Bashkisë megjithëse me një dyzinë dosjesh në SPAK jo vetëm injoron organet e drejtësisë, por pozon turpshëm me ambasadore qoftë dhe të SHBA?
7. Pse nuk ekzekutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese me Nr.29 datë 2 korrik 2021 dhe që lidhet me çështjen e Teatrit Kombëtar?
Ka shumë pyetje që mund të bëjmë të gjithë në këtë rast por për t’i ardhur në ndihmë ambasadoreshave sqaroj se institucionet e detyruara për ekzekutimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin e çështjes së Teatrit Kombëtar jane:
I. Këshilli i Ministrave/Kryeministria.
II. Ministria e Kulturës.
III. Bashkia Tiranë.
Dhe meqenëse po i kërkoni gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të bëjnë detyrën, së pari pyesni miqtë tuaj të drekave/darkave, fundjave, resorteve e yahteve, edhe gazetarët miqtë tuaj po të doni se:
– Pse nuk ekzekutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Teatrin Kombëtar?
Të tjerat janë një shfaqje e pisët dhe e pamoralshme.
Vepër penale po e po.
Ndaj sot, jo vetëm ndjej “t’i kërkoj falje” Elisës së Edvinit të Kristaqit, por edhe keqardhje për ata gjyqtarë që prisnin sesi ambasadoreshat po të Edvinit të Kristaqit, t’i tregonin sesi bëhet detyra.
Do thoni ju sa shumë kërkoj dhe unë?
Në fakt të gjithë ata gjyqtarë që rrinin SUS para ambadadoreve të Edvinit të Kristaqit, duhet të kishin dhēnë dorëheqje përsa kohë që vendimet e tyre nuk ekzekutohen.
Kujt i duhet një vendim i Gjykatës Kushtetuese kur institucionet përgjegjëse nuk e ekzekutojnë?
Kjo është arsyeja që them se:
– Ka rënë shteti ligjor i së drejtës,
– I paskam rënë në qafë Elisës së Edvinit të Kristaqit.
Ups se harrova.
Uroj të ketë ndonjë bufe në përfundim se, ambasaforeshat e Edvinit të Kristaqit i kanë fiksim gatimet vendase.
Sidomos rakinë e Nartës dhe qoftet e Korçës. 😉

About Redaksia

Check Also

Primaret, leksion demokracie!

Nga Rezenbrik SERJANI 4 dhjetori, dita e djeshme, dita e aplikimit te Primareve brenda nje …

Leave a Reply

Your email address will not be published.