Si po e manipulon policia vrasjen e 32 vjeçarit

Nga Elona CASLLI

Çfarë të besojmë?!

  1. Herën e parë u tha se djali 32 vjeç kishte vdekur në spital nga Policia e Shtetit.
  2. Spitali i Traumës pohon se djali kishte ardhur i vdekur në spital.

Lind pyetja- Pse policia e ka çuar në Spitalin e Traumës kur nuk ka ushtruar dhunë mbi të ndjerin?!

  1. Herën e dytë thanë se bashkë me të ndjerin ishte dhe një shok i tij, por ky kishte ikur me makinë më parë. Shoku kish dhënë dëshminë e tij duke thënë se shoku i tij vuante nga epilepsia dhe një javë më parë kishin qenë në Spitalin e Traumës.
  2. Babai i të ndjerit pohon se djali nuk vuante nga asnjë sēmundje.
  3. Herën e tretë thanë se djali kish gëlltitur lëndën narkotike dhe kjo i kish shkaktuar vdekjen.

Lind pyetja: Një djalë i ri që ikën me vrap nga policia në errësirë, a nuk e ka më të lehtë ta hedhë drogën se ta gëlltisë atë?!

  1. Pohohet se i ndjeri ka shenja në duar, por ato janë shenjat e prangave.

Lind pyetja- A mund të lënë prangat shenja duke u bazuar te koha e shkurtër që i ndjeri i ka mbajtur ato?! Sipas policisë i riu nuk ka mundur as të merret në pyetje se është ndjerë menjëherë keq.

Në të gjithë historinë ka kontradikta të shumta.

Post Scriptum- Pse nuk dalin videot e bizneseve përreth dhe momenti kur është kapur i ndjeri?

Çfarë ka ndodhur në furgon?!

Pse i ndjeri u dërgua në Spitalin e Traumës kur mbi të nuk nuk ish ushtruar dhunë?!

About Redaksia

Check Also

Afera e Portit të Durrësit/ Aktivistët shqiptarë letër presidentes së KE

Aktivistet shqiptare që jetojnë jashtë vendit, Erisa Bajaziti dhe Iva Grillo i kanë drejtuar një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.