Berisha: E vranë 32 vjeçarin dhe i vendosën qesen e drogës në stomak

Denoncimi i fortë i Kryetarit të PD, Sali Berisha p♪7 vrasjen e 32-vjeçarit.

Sali Berisha: Çfarë ndodhi pas kësaj, gjithçka u bë po kaq e shëmtuar sa krimi. U vërsulën kriminelë të tjerë me uniformë me në krye Ardi Veliun, për të falsifikuar çdo të dhënë, njoftuan se ndërroi jetë në spital, kur e dërguan kufomë. Në kundërshtim absolut me praktikën e hetimit, ndërmorën autopsinë sikur të ishin klandestinë, në ora 4 të mëngjesit, e palejueshme për një akt autopsie, sidomos kur thua për vdekje natyrale, të japë rezultatin, duhet lënë të paktën 12 orë. Në një rast të tillë kur vdes një 32-vjeçar dhe është subjekt hetimi, autopsia bëhet nga grup ekspertësh dhe jo një të vetmi nën terrorin e Ardi Veliut.

Një grup kriminal u krijua në këtë rast si e si të vrasin për së dyti Lear Kurtin, jashtë çdo lloj imagjinate. U ripërsërit skenari i Klodian Rashës. Dje Veliu njoftoi se në stomak iu gjet një qese me kokainë. Broçkulla. Iu vendos një qese kokainë atij në stomak, njëlloj si revolja..

About Redaksia

Check Also

Rama viziton Vangjush Dakon në banesën e tij pasi e liroi nga burgu

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama, ka qenë në qytetin e Durrësit, ku zyrtarisht ka …

Leave a Reply