Berisha: Vrasja e Lear Kurtit ishte një skenar, kërkoj dorëheqjen e Ministrit të familjes, Çuçi

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës për shtyp se, vrasja e 32-vjeçarit Lear Kurti ishte një skenar me të cilin e vranë përsë dyti. Berisha kërkoi dorëheqjen e Ministrit të familjes, Çuçi.

“Pra kemi të bëjmë me një skenar, me të cilin e vranë për së dyti Lear Kurtin. Një i ri normal, një i ri për të cilin shokët e tij kishin vetëm fjalët më të mira.

I rritur me sakrifica të mëdha nga familja e tij.

Kërkoj menjëherë largimin nga detyra të ministrit të familjes, që së bashku me Ardi Veliun që janë të gatshëm që të falsifikojnë çdo krim.

Ky është morali i Edi Ramës, ndaj ai ka një përzgjedhje të preferuar me njerëzit që sillen në këtë mënyrë.

Edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera familjes së Lear Kurtit, miqve dhe familjarëve të tij.

Të rinjtë kanë lënë një protestë. Ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen në protestë. Sepse pritet kush do jetë i riu i radhës që do ekzekutohet nga policët e droguar, ose që do humbasë jetën nga keqtrajtimet brutale”, tha Berisha.

Berisha tha se, autopsia ishte në kundërshtim absolut me praktikën e hetimit, ndërmorën autopsinë sikur të ishin klandestinë.

“Gjithçka u bë po kaq e shëmtuar sa krimi. U vërsulën kriminelë të tjerë me uniformë, me në krye Ardi Veliun, për të falsifikuar dhe deformuar çdo të dhënë. Njoftuan se të riun e dërguan në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë që e dërguan kufomë, e dërguan të vdekur në spital. Dhe u përgënjeshtruan nga spital menjëherë.

Në kundërshtim absolut me praktikën e hetimit, ndërmorën autopsinë sikur të ishin klandestinë, në ora 4 të mëngjesit. E palejueshme për një akt autopsie, sidomos kur thua për vdekje natyrale.

Që një autopsi të japë rezultatin e pritshëm, duhet lënë të paktën 12 orë. Kur vdes një 32-vjeçar, që është subjekt i një hetimi, autopsia bëhet nga grup ekspertësh dhe jo nga një ekspert i vetëm nën terrorin e Ardi Veliut. Jo një ekspert i vetëm.

Një grup kriminal u krijua në këtë rast, se si e si të vrasim për së dyti Lear Kurtin.

U përsërit skenari i Klodian Rashës. Atëherë Ardi Veliu njoftoi se në një pellg u gjet një revole. Dje ai njoftoi se në stomak u gjet një qese plastike me kokainë. Iu vendos një qese me kokainë njësoj si revolja në pellg.

Çfarë e shtyu Ardi Veliun dhe Çuçin në një akt shpellor mafioz autopsie, dezinformimesh.

Ishte epileptik, vuante nga kjo, përdorte këtë. Ku shkuan kamerat?

Patrullat e sotme janë të mbushura me individë të droguar. Kam dyshime se këto i bëjnë policë të droguar dhe jo normalë.

Nëse ai nuk është një rrezik, nuk po kryen një vepër në flagrancë, ata kamerat aty i kanë, në këtë mënyrë çdo natë patrulla mund të takojë të rinj që nuk e kanë kartën e identitetit me vete, ose tremben dhe ia mbathin, po kjo do të thotë t’i ndjekin që t’i vrasin? T’ua marrin shpirtin?

Qesja ka shumë shanse që është vendosur me dorë. Të kapërdish një qese është jashtë imagjinate. Duhet të kesh aty të paktën një filxhan me vaj ulliri që ta shtysh. Si kalon qesja në ezofag, këtë e di Ardi Veliu. Edhe po të jetë qesja, ajo kurrsesi nuk është vdekjeprurëse”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas …

Leave a Reply

Your email address will not be published.