E vërteta e ligjit të vitit 2008 që nxjerr zbuluar pazarin Rama-Basha për dosjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli në konferencën e përjavshme për mediat në lidhje me miratimin në Kuvend të ligjit për hapjen e dosjeve të Sigurimit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se është plotësisht për hapjen e dosjeve për çdo individ që kërkon të njihet me dosjen e tij sipas përcaktimit të ligjit. Më tej ai shtoi se ka një ligj tjetër të kaluar nga qeverisja e PD, për herë të parë në Shqipëri, i cili është ligji i dënimit të krimeve të komunizmit dhe gjenocidit komunist.

“Në fjalën e tij mbrëmë Edi Rama, nxori thelbin e çështjes. Nuk ka dhe nuk do ketë lustracion. Ai përdori një amendament si alibi por, në thelb vetëm për të mos lejuar lustracionin. Kjo praktikë u adoptua pas Çekosllovakisë nga Shqipëria në vitin 1996. Në këtë praktikë, përveç lustracionit, ekziston një nen në këtë ligj, që u njeh të drejtën qytetarëve të njihen me dosjen dhe persektorët e tyre. Tani, unë kam këtu ligjin e vitit 2008. Ndiqeni pak nenin 26 të këtij ligji. E drejta për t’u njohur me dosjen personale. Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të njihet me të dhënat personale me atë që përmbajnë dosjet e Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimit të ligjit. Asnjë kufizim pra. Për njohjen e këtyre të dhënave, shtetasi paraqet kërkesë me ligj te autoriteti shtetëror. Autoriteti brenda 30 ditësh është i detyruar të kthejë përgjigje negative nëse nuk ka të dhëna. Në çdo rast, shtetasi njihet vetëm me të dhënat personale të tij. Ky nen i jep mundësinë çdo shqiptari të marrë dosjen e tij dhe të njihet me dosjen e tij. Ka një ligj tjetër të kaluar nga qeverisja e PD, për herë të parë në Shqipëri, ligji i dënimit të krimeve të komunizmit dhe gjenocidit komunist. Sipas atij ligji, secili person që gjen persekutorin e vet, ka të drejtë të paraqitet në prokurori dhe të kërkojë dënimin e tij. Pikërisht këtë ligj, Edi Rama e çoi në Kushtetuese dhe e rrëzoi me 5 gjykatës që ishin në konflikt të plotë interesi.

Pikërisht këtë nuk pranon Edi Rama. Dhe u zotua se kjo nuk do ndodhë kurrë. Kështu që ne, kemi dorëzuar këtë ligj me disa ndryshime. Ne nuk jemi kurrë për gjah shtrigash, të bësh një ligj për vetëm një njeri. Nuk jemi kurrë për shkatërrimin e sigurisë juridike, kur nuk njeh vendimet e dy komisioneve të mëparshme, në një kohë kur ato nuk mund të anulohen me asgjë tjetër, përveçse me gjykatë. Ato atakohen në gjykatë. Se nëse vazhdojmë praktikë gangsterësh si këta, ju garantoj se nesër mund të kalojnë një nen tjetër për pronën, për pasuritë private, për aktivitetet private. Nuk ka shtet në botë që bën diçka të tillë, përveç juntave”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si e fshehu SPAK emrin e Amant Josifit, Policia spanjolle kërkoi arrestimin e tij

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor …

Leave a Reply

Your email address will not be published.