Protesta për vdekjen e 32-vjeçarit në komisariat, mbushen sheshet: Shteti po vret rininë!

Ka nisur protesta për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e efektivëve të policisë. Qindra të rinj kanë mbushur sheshin para Ministrisë së Brendshme dhe kërkojnë drejtësi për vdekjen e të riut.

“Shteti po vret rininë”, shkruhet në një nga parullat që mbajnë të rinjtë në duar. Nën thirrje e ovacionet të shumta, qytetarët kërkojnë që të zbardhet ngjarja e rëndë që tronditi vendin dy ditë më parë.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, pas kësaj ngjarje, e cila vjen dy vite pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Atij iu kërkua të ndalonte në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë, por vrapoi dhe u largua. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekjes, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet ortakëria e Olsi Ramës me Amant Josifin në kërkim ndërkombëtar për 2.2 miliardë euro mashtrim

Mandati i arrestit ndërkombëtar për Amant Josifin erdhi pas disa shkrimeve investigative në mediat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.