Shehaj publikon dokumentin e firmosur nga Veliaj për lejen: Rama vazhdon të gënjejë!

Deputeti i PD, biznesmeni Agron Shehaj ka publikuar dokumentin ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka formisur për lejen e ndërtimit. Shehaj shkruan në reagimin e tij se, Rama vazhdon të gënjejë pasi kompania ime ka marrë me qera para nje noteri një ambient me leje, Rama duhet të kontrollonte nëse është shkelur leja.

Reagimi i Shehajt

Rama vazhdon të gënjejë. Kompania ime ka marrë me qera para nje noteri një ambient me leje, Rama duhet të kontrollonte nëse është shkelur leja.

Ky është thjeshtë një pretekst për intimidim. Rama kërkon të fshehë aferën me firmën e tij në shpalljen e Xhaçkës investitore strategjike.

Do të më bëjë pis me shpifje, por unë nuk tërhiqem, e verteta do dalë.

Kjo është firma e Veliajt në lejen e ndërtimit.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply