Protesta për Teatrin, Budina-Ramës: Sqaro si i ke bërë sarajet në Surrel?

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë në protestë ditën e sotme për prishjen e Teatrit para ish-godinës së Teatrit. Regjisori dhe aktori Edmond Budina ka deklaruar se ata nuk do të dorëzohen dhe se çështja e tyre do të shkojë deri në fund.

Budina ka reaguar edhe për kërcënimin e kryeministrit Edi Rama ndaj pedagogëve për hetim të pasurisë. Budina i ka kërkuar Ramës të sqarojnë se si i ka bërë sarajet në Surrel, pasi njëherë ka thënë se i ka bërë me paratë e emigracionit, njëherë me paratë e gruas dhe në fund me paratë e librit, pastaj me paratë e pikturave.

“O burrë mos të ka ikur mendja dhe e ke bërë me paratë e 20% e kullave që janë ngritur në Tiranë, apo me paratë e inceneratorëve apo me paratë që prishte teatrin?”, tha Budina.

Budina: Kryeministri jonë u bëri presion pedagogëve kur i tha se do të kontrollojmë edhe makinat se si i keni blerë.

Por unë i them kryeministrit se po ti si i ke bërë sarajet e tua në Surrel? Njëherë na thua se e ke bërë me para e emigracionit, dhe ne e kemi provuar emigracionin në kurriz, njëherë me paratë e gruas dhe në fund me paratë e librit, pastaj me paratë e pikturave.

O burrë mos të ka ikur mendja dhe e ke bërë me paratë e 20% e kullave që janë ngritur në Tiranë, apo me paratë e inceneratorëve apo me paratë që prishte teatrin?

Duke folur për mediat, Budina tha se ata do të protestojnë pasi ky shtet është i kapur nga mafia.

“Ne nuk do dorëzohemi. Çështja do të shkojë deri në fund. Do të vazhdojmë të protestojmë, sepse ky shtet është i kapur nga mafia. I bëj thirrje diplomacive të huaja, tu thërrasin mendjen e të mos bëjnë shoë, se po dalim në rrugë ne. Jemi këtu për të ngritur zërin tonë e pavarur e ta shitur. Ne nuk kërcënojmë, por si qytetar që paguajmë taksat, duam që çdo gjë të tjetër në rregull. Në çështjen e drejtësisë për Teatrin Kombëtar, e kemi çuar edhe ndërkombtarisht, ne jemi me të drejtën. Do vazhdojmë luftën për të ndërtuar teatrin këtu ku ishte, ashtu siç ishte”, tha Budina.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Gjithçka e përgatitur, autori agjent i policisë kriminale

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat pak minuta …

Leave a Reply

Your email address will not be published.