Tjetër krim i rëndë, vritet me plumb 34-vjeçari në Fushë Krujë

Një 34-vjeçar është gjetur i varë me plumb në Fushë-Krujë. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi Indrit Ndoj, 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Bëhet e ditur se 34-vjeçari, përveç plagës me plumb në këmbë, ka dëmtime në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Familjarët kanë deklaruar se ai nuk ka pasur konflikte me askënd, ndërsa rezulton i arrestuar në vitin 2021 për trafik të paligjshëm emigrantësh.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur natën pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm, ndërsa familja në një banesë në lagjen “Bakushe Visha”.

Familjarët dyshojnë se 34-vjeçari është vrarë në një vend tjetër, por autorët më pas e kanë hedhur në kanalin në lagjen “Bakishe Visha” për të zhdukur gjurmët. Familjarët nuk pranuan të prononcohen për kamerën, por i thanë Report Tv se Ndoj udhëtonte gjithmonë me biçikletë, e cila nuk ndodhet në vendngjarje.

Paraprakisht vrasja e tij dyshohet se mund të ketë ndodhur për ndonjë konflikt të çastit të të riut me dikë, pasi nuk raportohet që ai të ketë hasmëri apo probleme me njeri përpos të kaluarës së tij që lidhet me trafik klandestinësh. Në vitin 2021, Ndoj është arrestuar në parë për kalim të paligjshëm të emigrantëve. Ndoj bashkë me një tjetër të ri, Enea Babasi janë kapur duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

“Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

About Redaksia

Check Also

Si e fshehu SPAK emrin e Amant Josifit, Policia spanjolle kërkoi arrestimin e tij

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor …

Leave a Reply

Your email address will not be published.