Petrit VASILI
Parlamenti po përjeton ditët e tij më të zeza për shkak të batakcinjve e delenxhnjve që e kanë kapur për fyti duke e shndërruar në instrument të hajdutërive.
Dje, nuk u paraqit e nuk tha gjysmë fjale në debatin për energjinë për të cilat llomotit rrugëve të Shqipërisë si njeri i cekuilibruar.
Nuk erdhi të diskutonte për cështjet për sigurinë kibernetike ku dihet që kjo siguri po përjeton ditet e saj më të zeza.
Po ky Parlament bllokon në mënyrë mafioze nisma si ajo e çmimit të naftës, nga PL 8 muaj më parë se urdhri mafioz i oligarkëve e qeverisë është të grabisim qytetarët të mbushim arkën e shtetit që duhet të paguajë incenerartoerë, koncensione, tendera sekretë.
Duan t’i mbajnë peng qytetarët që protestojnë në procese të paligjshme.
Grupimi i grabitësve me pagesë përmes pazareve merren me nisma zero që kanë të bëjnëm me poshtërsira politike.
Iluzioni se ne do bëjmë hap prapa është i kotë, aty do na kenë përballë sy më sy e dhëmbë për dhëmbë, mos kenë iluzion se do kenë një ditë të vetme të qetë.
Kjo është një shumicë që punon 24 orë kundra jush qytetarë. Orët e tyre janë të numëruara se ata janë përballë jush e ju e keni të qarte si ju vjedhin, grabisin e majmin xhepat e tyre.