PD po përgatitet për protesta të fuqishme. Kjo betejë do përfundojë me rrëzimin e qeverisë!

Berisha u shpreh në takimin me studentët se, Partia Demokratike po përgatitet për protesta të fuqishme.
“Duhet të mbështesim çdo protestë të drejtë. Ju ftoj të jeni aty ku është kauza e drejtë. Kauza e Kurtit i përket çdo shqiptari, çdo të riu shqiptar. E patë ju? Po kthehej duke folur në telefon. Po kthehej rrugës. Pse duhet ta ndaloje? Kishte kallashnikov ai? Na mashtruan, thanë se po rrinte pranë një objekti të dyshimtë.

Ai po kalonte në mes të rrugës dhe i dalin banditët për t’i marrë shpirtin. Dhe s’i japin ndihmën. Pasi e çojnë në agoni e lënë në komisariat pa i dhënë ndihmën. Nuk mund t’i pranojmë këto gjëra. Unë kam besim të madh tek ju se kjo betejë do të nisë dhe do të përfundojë me rrëzimin e kësaj qeverie e cila ka marrë të gjitha pushtetet duke dhunuar votën e shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama jep dorëheqjen/ Përfundojnë fjalimet tek kryeministria, protestuesit nisin marshimin

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në …

Leave a Reply