Pedagogët thirrje publike qeverisë: Ndaloni intimidimet, trajtoni kërkesat tona!

Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, në nisje të javës së dytë të bojkotit të punonjësve të universiteteve publike të vendit, ka lexuar një letër të hapur që i është drejtuar krerëve më të lartë të vendit dhe trupit diplomatik.

Në fjalën e tij, Kovaçi thekson se “megjithëse kërkesat janë të karakterit financiar dhe aspak politik, qeveria është përpjekur ti konsiderojë ato si kërkesa me nxitje politike me qëllim deligjitimimin e tyre dhe lënien pa zgjidhur të problematikës së arsimit të lartë publik “dhe i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të ndalë intimidimin e trupës akademike e t’i trajtojë me seriozitet, kërkesat e Arsimit të Lartë.

“Letër e Hapur drejtuar Presidentit të Shqipërisë, Kryetares së Kuvendit, Kryeministrit dhe ambasadave të SHBA e BE-së në vendin tonë.

Prej më se dy javësh, trupa akademike, ndihmëse akademike e IAL në Shqipëri, kanë filluar një protestë që ka në fokus, përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe të klimës akademike publike në Shqipëri. Mbështetja financiare e shtetit për institucionet e arsimit të lartë publik në Shqipëri ndikon në zhvillimin bashkëkohor të shkencës, teknologjisë, panoramës ekonomike e sociale të vendit si dhe në ambicjet e rinisë shqiptare për një edukim universitar sipas standarteve europiane.

Gjykojmë se mungesa e vëmendjes dhe e mbështetjes financiare për një kohë të gjatë nga të gjitha qeveritë ka ndikuar në largimin e rinisë nga vendi në kërkim të një edukimi cilësor. Me të njëjtat motive është larguar edhe një pjesë e stafit akademik, shpopullimi i vendit dhe boshatisja e auditoreve të vendit është çështje e njohur me shtrirje kombëtare.

Megjithëse kërkesat janë të karakterit financiar dhe aspak politik, qeveria është përpjekur t’i konsiderojë ato si kërkesa me nxitje politike me qëllim deligjitimimin e tyre dhe lënien pa zgjidhur të problematikës së arsimit të lartë publik”.

About Redaksia

Check Also

Olsi Rama kërcënon SPAK

Olsi Rama ka kërcënuar dje përmes një letre publike direkt SPAK në lidhje me laboratorin …

Leave a Reply