Skandali/ Xheferri: 700 mijë USD për punësime 3 mujore në universitete para zgjedhjeve

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka publikuar një denoncim në lidhje me abuzimin e fondeve nga universitetet publike në Shqipëri. Në postimin e tij në Facebook, Xheferrit thekson se, në vend që ministria t’i japi borxh universiteteve për t’i mbështetur në një botë që dita ditës i beson inovacionit dhe shkencës për t’u zhvilluar, ndodh e kundërta! Universiteti i Tiranës ndihmon indirekt në blerjen e votave apo punësimet 3 mujore në administratë para 25 prill 2021.

Postimi i plotë

Abuzimi me fondet nga Universitetet publike në Shqipëri është një fakt që askush nuk mund ta kundërshtoj!

Borde ku jepen rroga për qoka, fatura sigurie që i kanë zili edhe centralet bërthamore dhe së fundmi dhënie “borxhi” pa interes Ministrisë së Arsimit në Shtator 2021, sepse ishin shkundur arkat për të vjedhur zgjedhjet e 25 Prillit! Ato para nuk kanë njoftim zyrtar që janë kthyer akoma dhe nga mungesa e interesit nuk do indeksojnë as inflacionin!

Janë një shifër e konsiderueshme, 70 Milion Lek ose afersisht 700.000 Dollar Amerikan, ose mbi 10.000 vota sipas bursës socialiste të blerjes dhe shitjes së votave!

Skandal! Në vend që ministria t’i japi borxh universiteteve për t’i mbështetur në një botë që dita ditës i beson inovacionit dhe shkencës për t’u zhvilluar, ndodh e kundërta! Universiteti i Tiranës ndihmon indirekt në blerjen e votave apo punësimet 3 mujore në administratë para 25 Prill 2021!

Çdokush njeri që e quan veten akademik nuk do e kishte pranuar këtë skandal! Për fat të keq njerëzit në krye të universiteteve publike nuk janë të zgjedhur si akademik, por si politik dhe zgjatime të ministrisë dhe qeverisë!

Të na rroj autonomia e universiteteve!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do mbajmë çdo premtim dhe do rikthejmë ligjin në vend!

Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi para Lidhjes Demokratike të Gruas se PD do të …

Leave a Reply