Meta: Rama përgjegjës për krizën energjitike, vjedhje marramendëse bashkë me bandën e tij

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon kryeministrin Edi Rama si të korruptuar dhe dështak. Në një postim në rrjetet sociale, teksa i përgjigjet kryeministrit në lidhje me krizën energjitike, Meta thotë se, Rama është përgjegjës për krizën energjitike ndërsa shton se ai bashkë me të zgjedhurit e tij, ka vjedhur në sistem.

Reagimi i Metës

Ndërsa Kryeministri dështak dhe i korruptuar deri në palcë kërkon të fajësojë prodhuesit vendas të energjisë si spekulatorë dhe përfitues në këtë kohë krize e kundërta është e vërtetë. Falë investimeve të tyre plot sakrifica janë kursyer qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Ndaj përgjegjësia për krizën ku jemi ka vetëm një emër atë të Edi Rames që në 10 vjet si Kryeministër është kujdesur vetëm për të vjedhur duke dështuar rëndë në mosrealizimin e asnjë objektivi të strategjisë për energjinë dhe tani kërcënon t’u vendosë tatime të jashtëzakonshme prodhuesve vendas të energjisë gjoja për fitimet marramendëse që po nxjerrin.

Janë vjedhjet marramendëse të Edi Ramës dhe bandës së tij në energjetikë përgjegjëse për këtë krizë. Shtatë herë më shtrenjtë e blejnë energjinë nga jashtë këta hajdutë se sa Furnizuesi i Tregut të Lirë ua ble prodhuesve vendas të energjisë.

Reagimi i Metës lidhet me një shkrim të publikuar sot në Monitor, ku analizohej roli i HEC-eve të vogla në sistemin tonë energjitik. Sipas artikullit, HEC-et e vegjël i kursyen shtetit 250 milionë euro në 8 muaj pasi e kanë shitur energjinë tek shteti për shkak të krizës me çmim më të lirë.

About Redaksia

Check Also

Protesta, Berisha përshëndet liderët europianë: Garantojmë siguri të plotë miqve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.