Berisha denoncon kryebashkiakun e Ramës për vjedhjen e 1 milion e 700 mijë eurove

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal të shpërdorimit të fondeve me rindërtimet nga tërmeti. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli rindërton një shkollë 9 vjeçare me 2.3, ndërkohë që ndërtimi i një shkolle të re në vendet e BE-së kushton gjithësej 630 mijë euro dhe PNUD, me fondet e donatorëve, ndërton një shkollë të re në Shqipëri po me 670 mijë euro.

Postimi i kreut të PD, Berisha

Hajdutët bërtasin “rroftë tërmeti”!

Nën shembullin e Velisë, i cili ndërton shkolla me 4-5 fishin e çmimit, Rakip Suli rindërton një shkollë 9 vjeçare me 2.3, ndërkohë që ndërtimi i një shkolle të re në vendet e BE-së kushton gjithësej 630 mijë euro dhe PNUD, me fondet e donatorëve, ndërton një shkollë të re në Shqipëri po me 670 mijë euro. Pra, Suli me hajdutët e tij vjedhë së paku 1 milion e 700 mijë euro, për rindërtimin e kësaj shkolle! Krim i shëmtuar ekonomik! Rroftë e qoftë “Skapi i Partisë”!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Doktor, Rakip Suli eshte leshuar fuqishem ne vjedhje te taksave te qytetareve, kane shembur disa shkolla ne Kamez me pretekstin qe jane prishur nga termeti, disa po i rikonstrusiojne, por vlera e tenderave eshte marramendese, vetem rikonstrusioni i nje shkolle 9 vjecareje lagjeje 2.3 milion Euro, as ndertimi nga e para nuk kushton kaq!

About Redaksia

Check Also

Zbulohet ortakëria e Olsi Ramës me Amant Josifin në kërkim ndërkombëtar për 2.2 miliardë euro mashtrim

Mandati i arrestit ndërkombëtar për Amant Josifin erdhi pas disa shkrimeve investigative në mediat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.