Protesta e pedagogëve: Bojkot derisa të plotësohen kërkesat!

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi deklaroi se protesta dhe bojkoti do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të vendosura prej tyre. Në fjalën e sotme përpëra korpusit të UPT, Kovaçi tha se nesër do të ketë një forum bashkëbisedimi më të gjerë ku do të prezantohet edhe një platformë e re për universitetetet. Kovaçi foli për një presion mbi studentët ndërsa shigjetoi disa dekanë që sipas tij bëjnë mitingje me ministrinë duke mos iu bashkuar kauzës së tyre.

Pedagogu: Ka një presion nga drejtuesit për mungesat. Unë i kuptoj kolegët, ne i shohim çdo ditë pasiguritë që hasin pedagogët. Bojkoti do të vazhdojë qeveria duhet t’i marrë parasysh kërkesat tona. Ne nuk jemi sot vetëm për 9 pikat, ne jemi vendi i fundit në rajon për financimet në universitete. Qeveria duhet ta shohë priorirtet çështjen e arsimit. Nesër do të ketë një forum.

Sandër Kovaçi: Derisa të marrin udhë plotësimi i kërkesave të profesoriatit dërguar autoriteteve. Procesi i ndjekjes së peticionit e protestat kanë nxjerrë në dritë nevojën për një platformë të re universitare. Nesër në orën 11 do të jetë një forum i gjerë me Profesoratin, pedagogë, studentë, aktivistë, gazetarë. Ditë e rëndësishme për të përfshirë idetë e zgjeruara të këtij grupimi, do jepet në forum përmbledhje e ideve që do përfshihen më pas në një platformë të re të universiteteve. Bojkot i përgjithshëm i mësimit dhe pjesëmarrje e përgjithshme në këtë Forum. Ata që nuk kan pasur disiplinë tërë viteve japin mësim sot. Qëllimi kryesor është rritja e disiplinës. Dekanët po mbledhin njerëzit për ti kërkuar mungesat. Do jenë para gjykimit të plotë të profesoratit pas dy vitesh. Vota nuk do manipulohet më. Do kërjkojmë që përfshirja e studentëve në votim të jetë minimumi 20 përqind.

Pedagogu: Ne do i ftojmë dhe unë besoj se do të vijnë të japin kontributin e tyre. Ka diosa dekanë që po bëjnë mitingje me ministrinë e Arsimit. Ata në radhë të parë janë pedagogë dhe në radhë të parë duhet të marrin parasysh titullin e tyre.

Pyetje: A keni marrë përgjigje nga ambasadat për letrën e dërguar?

Sndër Kovaçi: Ato janë dërguar me postë, akoma s’kanë shkuar akoma.

Pyetje: A keni një thirrje për studentët?

Sandër Kovaçi: Kjo nuk është një protestë studentore. Është një protestë profesorati. Studentët duhet të kuptojnë se kjo lëvizje po bëhet për studentët. Në këtë prizëm ata janë të mirëseardhur, Kjo është një protestë profesorati dhe nuk mund t’i detyrojmë studentët që të vijnë këtu. Ka pasur studentë këtu.

Pedagogu: Ka një monolog qeveria që po e bën me vetveten. Duhet të japë zgjidhje konkrete.

About Redaksia

Check Also

Akuza për vrasjet në Elabasan, Ambasada e SHBA paralajmërim për Ballën

Ambasada e SHBA ka mbajtur qëndrim pas akuzave të forta që janë bërë në adresë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.