Berisha: Patëm takim shumë të mirë me Metën, gjithçka për protestën e 12 nëntorit

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha sot se, pati një takim shumë të mirë me kreun e PL, Ilir Meta. Sipas tij, opozita po bën gjithçka në funksion të protestës së 12 nëntorit.

“Sot ne patëm një takim shumë të mirë me zotin Meta dhe zotin Petrit Vasili, drejtues të Partisë së Lirisë.

Nesër në një konferencë për shtyp të përbashkët do ju informojmë ju mbi rezultatet e këtij takimi. Tani gjithçka do jetë në funksion të betejës së madhe, në funksion të protestës së 12 nëntorit.

Në mbështetje të plotë të lëvizjes sindikaliste të universiteteve, në mbështetje të bizneseve të vogla në përpjekjet e tyre për të mbijetuar në kushtet më të vështira.

Ndaj vendosa sot që të komunikoja datën e protestës dhe do të mblidhet së shpejti Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, do ketë takime me aleatët, do ketë takime me qytetarët, takime me grupe interesi, takime me të gjithë shqiptarët që mbrojnë kauza të drejta, për t’u bashkuar si kurrë më parë në protestën e madhe të datës 12 nëntor”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply