Meta shpjegon rëndësinë e marrëveshjes me PD

Ilir Meta e ka vlerësuar maksimalisht, marrëveshjen me Partinë Demokratike për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore dhe ka dhënë të gjitha arsyet pse kjo marrëveshje është domosdoshmëri në kushtet ku gjendet vendi.

Gjatë një konference shtypi sot, Ilir Meta iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve me qartësi duke vënë në dukje në një rast se kishte pyetje të nxitura indirekt edhe nga zëdhënësi i Kryeministrit, Endri Fuga, për të përçarë opozitën.

“Unë kam i lavdëruar gjithmonë primaret, – tha Meta, –  ndërkohë kam theksuar se duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz dhe fashist, siç është ky aktuali, ku vetë fakti që vulën e PD e mban në xhep Edi Rama edhe e përdor kundër opozitës, pluralizmit politik dhe opozitarizmit e është një rast shumë i qartë dhe flagrant për të gjithë qytetarët shqiptarë, përfshirë edhe socialistët e ndershëm dhe patriotë. Unë kam thënë që e mban Sali Berisha, përgjegjësinë, që do të thotë se shqiptarët nuk presin primaret nga Berisha dhe as nga Meta, presin fitoren mbi këtë juntë. Prandaj ai mban përgjegjësi sepse është ai që e ka ideuar, që e ka nisur këtë proces, të cilin unë e kam duartrokitur dhe e duartrokas. Ky është një procec si vonuar dhe unë ia kam thënë disa herë, duhet t’i kishte marrë masat më përpara për këtë proces. Megjithatë duhet të bëjë çdo gjë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë për arsye se kemi të bëjmë me një shtet fashist, me një regjim patronazhist, të dhunshëm.

“Do të 10-fishoj” thotë, gjobat ndja biznesit, do t’i mbajë peng që t’i dhunojë.  “Do t’u vë tatim të jashtëzakonshëm prodhuesve të energjisë elektrike; special”, si ato të Spiro Kolekës!!! Po pse?! Se kanë shpëtuar qindra miliona euro me çmimin që ia japin shtetit?! Shtatë herë më pak sesa mporton banda e Edi Ramës nga jashtë! Shtatë herë më pak! Po pse e bën këtë? Ky bandit e bën këtë që t’i thotë shqiptarëve se “s’e kam unë fajin që do ta rris çmimin për vjedhjet e mia, me gjithë bandën e tij në energjetikë. Fajin e kanë këtë prodhuesit se këta fitojnë shumë, se këta bëjnë shumë.”

Se mos i intereson atij se këta kanë marrë kredira dhe ky s’ka bërë asgjë për t’i ndihmuar e për t’i mbështetur. 1,3 miliardë euro ishte borxhi i kësaj bande të qeverisë që ka tek OSHEE. Edhe ta paguajnë qytetarët hajdutërinë e këtij dhe të kësja bande.

Prandaj dhe e kam thënë shumë qartë dhe se …me pyetje të nxitura nga Fuga mos më hajdeni këtu! Jo se ta ka dhënë ty ai, po i nxit kështu indirekt, më vjen keq.

Unë kam thënë shumë qartë se nuk do të ketë kandidatë kundër apo kandidatë që do të konkurojnë me kandidatë të tjerë të opozitës nga Partia e Lirisë.  Pra, nuk do të bëhet asgjëkundi shkak për përçarje se është betejë vendimtare kjo kundër këtij regjimi monist. Këtë kam thënë. Kam thënë dhe tjetrën që ne respektojmë primaret dhe nëse kemi ndonjë kandidat diku, ai të bëhet pjesë e procesit të primareve. Po e them kot, në Tropojë, ka dëshirë dikush nga Partia e Lirisë? Po patjetër, të kandidojë bashkë me… Ne do të përpiqemi të garantojmë sa më shumë transparencë. Po në Kukës, nëse nuk do të kandidojë një nga Partia e Lirisë, atëherë e gjithë përgjegjësia i mbetet Partisë Demokratike për procesin atje dhe i kam thënë zotit Berisha që çdo kandidat që kandidon në primare dhe që përpiqet të dëmtojë kolegun e tij brenda primareve, të përjashtohet automatikisht nga gara, sepse këtu kërkohet shpalosje e vizionit opozitar për t’i rikthyer pushtetin lokal qytetarëve dhe jo dëmtimi i njërit tjetrit për të favorizuar këtë juntë që bazohet vetëm mbi diversionin brenda opozitës.

Kështu që jemi shumë të qartë dhe marrëveshja jonë që tashmë është e përfunduar është një marrëveshje që i intereson gjithë shqiptarëve. Jo vetëm gjithë opozitarëvë. Sot e përgjithmonë, është një binom i jashtëzakonshëm, referendum dhe primare. Primare dhe referendum.

Firmat tona mbi një marrëveshje të tillë japin siguri të plotë në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues, pluralizmit politik dhe llogaridhënies dhe heqjen dorë njëherë e përgjithmonë nga kandidatët e bashkive që caktoheshin me zarfa. Jo. Tani i vendosin vetë anëtarët dhe simpatizantët e forcave politike në mënyrë transparente dhe ajo që i intereson qytetarëve është angazhimi i PD dhe i PL për të ekzekutuar përfundimisht njëherë e përgjithmonë vullnetin e popullit shqiptar që është që nga ‘98 në Kushtetutën e Shqipërisë dhe që është bërë i pamundur deri tani, përmes një ligji që e bllokon, referendumin dhe referendumet e kjo është gjëja më e rëndësishme që vjen nga kjo marrëveshje.

About Redaksia

Check Also

Qindra banorë të Kamzës i shkruajnë Berishës: Jetojmē në kushte skandaloze. Drejtojuni SPAK

700 banorë të Kamzës prej një viti i kanë dërguar një peticion Kryeministrit Edi Rama …

Leave a Reply

Your email address will not be published.