Berisha: Rama nuk meriton të qëndrojë në pushtet asnjë ditë!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë një conference për shtyp se, Edi Rama nuk meriton të qëndrojë në pushtet asnjë ditë! Berisha tha se, ky është një armik i egër i interesit të shqiptarëv, se cili është Edi Rama e ka marrë vesh çdo shqiptar në Shqipëri dhe jashtë.

“Ky është një armik i egër i votës së lirë, ky është një plaçkitës i paskrupullt përmes shtetit elektoral, patronazhistëve të kuq dhe bandave kriminale e parave të drogës.
Ky është një armik i egër i interesit të shqiptarëve. Se cili është Edi Rama e ka marrë vesh çdo shqiptar në Shqipëri dhe jashtë. Deklaratat e tij se do zëvendësojë punëtorët shqiptarë me punëtorë të marrë nga Bangladeshi, në të vërtetë trafik i turpshëm i qenieve njerëzore, deklaratat e tij se nuk do lejojë në universitete nxënësit me nota të ulëta, se do marrë jashtë studentë, deklaratat e tij se ikin, por fajin e ka Gjermania, janë dëshmi e zbatimit nga ana e tij të politikës së Vaso Çubrolloviçit.
Nga viti 2014 deri më sot, janë larguar nga Shqipëra 27 përqind e materies shqiptare. Nuk ka luftë civile që në një hark kohor të tillë të shkurtër, të ketë larguar nga vendi 27 përqind të kombit apo shoqërisë.
Edi Rama është një antishqiptar i pakorrigjuar. Në samitin e fundit në Pragë, padroni i tij Vuçiç do i drejtohej audiencës: kam 17 vite që përpiqem me udhëheqjen politike të Kosovës dhe nuk arrij asnjë marrëveshje, ndërkohë me sivllaun tim binjak, Edi Rama biem dakord në çdo gjë dhe merremi vesh për çdo gjë.
Ky është Edi Rama për çdo shqiptar. Pra në çdo plan ky nuk meriton të qëndrojë në pushtet asnjë ditë. Ky meriton të largohet një minutë e më parë.
Pas Enver Hoxhës, ky është armiku i dytë më i madh i njeriut, qenies, votës, buxhetit familjar, buxhetit shtetëror dhe të gjithave me radhë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply