Vinceso Del Monaco, ambasador i OSBE: Mendoj se shqiptarët nuk kanë nevojë që ambasadorët të japin mesazhe, pasi shqiptarët i dinë mirë nevojat e tyre, çfarë duan dhe çfarë kërkojnë në të ardhmen. Unë këtu jam mik dhe vëzhgues i vemendshëm. Dua të dëgjoj prej shqiptarëve të zakonshëm, çfarë mendojnë për punën tonë.
Në 14 Maj 2023 shqiptarët do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj vendor. Ambasadori Del Monaco beson se porositë e dhëna nga raportet e OSBE/ODHIR do të gjejnë zbatim.
Vinceso Del Monaco: Një pjesë i takojnë KQZ, të tjera kanë frymë politike. Kam vlerësuar vullnetin politik dhe teknik për t’i trajtuar ato nga i gjithë spektri politik dhe KQZ. Kam besim se do të bëhet puna e nevojshme përpara se të vijnë zgjedhjet e ardhshme. Eshtë një temë që nuk trajtohet në raport, votimi jashtë vendit, ku morëm një nisëm të veçantë me aktorët e përfshirë, KQZ dhe partitë politike.
Thotë se vendi ynë ka potenciale të mëdha që duhen shfrytëzuar, duke mos qënë asnjëherë të vetëkënaqur për atë që është arritur.
Vinceso Del Monaco: Jam vazhdimisht person positiv dhe i zhgënjyer. Sepse kur shoh potencialin që keni dhe positivitetin, ndjehem fajtor se mund të kisha bërë më shumë. Asnjëherë nuk mjafton ajo që kemi bërë. Qytetarët kanë pritshmëri të mëdha dhe kjo bën që për ne të ketë gjithnjë e më shumë vend që ti bëjmë gjërat më mire.
Ambasadori Vincenso Del Monaco zgjodhi qytetin e Shkodrës për ta përmbyllur detyrën e tij në Shqipëri, ku u takua me kryetarin e bashkisë Bardh Spahia dhe aktor të shoqërisë civile.