Sulmi me armë në Shkodër, shpallet në kërkim eksponenti i njohur i PS

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur lagjen “Prek Cali” në Shkodër mbrëmjen e së martës. Nga një mjet në lëvizje është qëlluar me armë drejt një makine ‘Touareg’ me targa angeleze.

Sot mësohet se Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin David Kiri për përfshirje në ngjarjen e ndodhur mbrëmë në këtë qytet. Ndërkohë janë shpallur në kërkim Ardian Kiri dhe Kristian Fermosi.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bënë me dije se gjithçka ka nisur pas një debati që tre shtetasit kanë pasur me njëri-tjetrin. Gjatë debatit ka ardhur me një automjet, vëllai i Ardian Kirit, David Kiri i cili e ka goditur me makinë, Kristian Fermosin.

Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit, por dy vëllezërit kanë arritur t’i shpëtojnë plumbave.

Ardian Kiri njihet si një eksponent i Partisë Socialiste në Shkodër dhe që ka pasur miqësi të ngushtë me deputetin Tom Doshi. Madje Kiri ka qenë dhe dëshmitar së bashku me të pandehurin tjetër të kësaj dosjeje, Gjin Ndreun, të cilët përmenden në një relacion policie përcjellë prokurorisë së Tiranës, për ngritjen e çështjes kundët Tom Doshit, lidhur me demostratën e 21 janarit në kryeqytet.

Por përtej dosjes së “21 janarit”, me ardhjen në pushtet të PS-së në 2013-ën, Ardian Kiri falë mbështetjes politike është emëruar drejtor i ALUIZNI-t në Shkodër.

Mirëpo gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë sipas prokurorisë dhe policisë Shkodër rezulton se ai është implikuar në një ngjarje të rëndë në Shkodër.

Më konkretisht në datën 23 nëntor 2013, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur Gur i Zi, Shkodër, i pandehuri Ardian Kiri, Lazër Pemaj dhe Gjin Ndreu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë, disa herë, kundër shtetasit Nik Gjonlulaj, i cili po lëvizte me makinën tip Benz, me targë AA390GD, bashkë me djalin e tij Amarildo Gjonlulaj, nga Shkodra në drejtim të komunës Gur i Zi.

About Redaksia

Check Also

Afera e Portit të Durrësit/ Aktivistët shqiptarë letër presidentes së KE

Aktivistet shqiptare që jetojnë jashtë vendit, Erisa Bajaziti dhe Iva Grillo i kanë drejtuar një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.