Berisha-Meta: Kandidatë të përbashkët me primare, stop betonizimit, 6 pikat e marrëveshjes

Kryeari i PD ,Berisha dhe Kryetari i PL,Meta kanë rënë dakort për të dalë me kandidatë të p%rbashkët në zgjedhjet e 14 majit që do të dalin nga primaret.

Marëeshja

1. Konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

2. Referendumi, si forma e shprehjes direkte të vullnetit të qytetarëve, për çdo çështje që i shqetëson, në nivel qendror apo lokal, do të jetë angazhim madhor dhe i patjetërsueshëm, për të cilin PDSH dhe PL do të ndërmarrin të gjitha nismat ligjore dhe aksionet publike të nevojshme për realizimin e kësaj të drejte kushtetuese të mohuar prej 25 vjetësh.

3. Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të
përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të
propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.

4. Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për
menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, përfshirë organizimin e seancave të hapura publike, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.

5. Të angazhohen, me prioritet të veçantë, për realizimin e
vazhdueshëm të seancave publike të hapura të Këshillave Bashkiake, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, ku qytetarët të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në seancat plenare.

6. Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve dhe gjelbërimit të qyteteve.

About Redaksia

Check Also

“Daily Mail”: Demokratët kërkojnë hetim për marrëdhëniet e Kushner me Ramën

“Daily Mail” Republikanët kanë shpenzuar gjashtë muaj në hetimin e shkarkimit të Bidenit duke gërmuar …

Leave a Reply