Kandidimi i Këlliçit/ Berisha: Përshëndes cilindo që garon, ky koalicion mbështet plotësisht primaret

Kryetari i PD, Sali Berisha i përgjigjet pyetjes së gazetarëve në Konferencën pas Marrëveshjes me Partinë e Lirisë.

Pyetje: Belind Këlliçi ka deklaruar se do të lërë mandatin e deputetit dhe do të hyjë në primare për të garuar përballë Erion Veliajt. A është kandidatura e tij konsensuale midis PD dhe PL për bashkinë e Tiranës?

Sali Berisha: Siç e dini kandidati për qytetar të parë i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë do të dalë nga primaret. Dhe ne këtu ramë dakord se ky koalicion mbështet plotësisht primaret.

Unë përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendi që synon t’i japë fund kryetarokracisë, synon të përmbysë praktikat e vjetra të zgjedhjes së përfaqësuesve sit ë tillë.

Z. Këlliçi ka shprehur dëshirën, është një nga ata që ka shprehur dëshirën dhe unë e përgëzoj plotësisht, siç përgëzoj secilin personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garë për qytetar të parë të Tiranës apo funksione të tjera.

 

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply