Berisha: Erion Veliaj ka udhëtuar në mënyrë frekuente në Iran

Kryetari i PD, Sali Berisha tha sot se, afera e fluturimeve me çarter të Edi Ramës është një superskandal.

“Nuk ka rëndësi kush ia nxori të dhënat, Erion Veliaj apo Homeland, ky është superskandal”, tha Berisha, duke nënkuptuar se pas kësaj rrjedhje mund të qëndrojë kryebashkiaku i Tiranës.

“Udhëtimet e Erion Veliajt në Iran gjatë kohës që kam qenë kryeministër, kanë qenë frekuente sipas agjencive partnere.

Se cila është lidhja e tij me Teheranin, nuk kam arritur ta zbuloj.

Di që edhe Edi Rama ka bërë udhëtim, por në atë rast ka qenë një mbledhje e Internacionales Socialiste.

Se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë biznesi, lidhje biznesi, apo lidhje të tjera, këtë nuk e di.

Di që ai bënte udhëtime. Ishte politikani i vetëm shqiptar që bënte udhëtime frekuente në Teheran”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protesta, Berisha përshëndet liderët europianë: Garantojmë siguri të plotë miqve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.