Fluturimet me çarter, Lubonja: Edi Rama në delir, nuk është vetëm abuzimi, por…

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot në studion e News24 çështjen e fluturimeve me charter të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se, këto fluturime tregojnë delir, qenie jashtë realitetit. Lubonja theksoi se nuk është vetëm abuzimi, por është dhe mashtrimi me propagandën e fillimit që është stili i Ramës dhe pastaj bërja e kundërta e asaj që ka premtuar për të ardhur në pushtet.

“Komenti i parë është, pashë se si ishin shtuar udhëtimet me chartera qysh nga viti i parë i qeverisjes e deri në vitin 2021. Kishte një charter në vit, tani ka arritur në 33, në 2021. Sigurisht që është problemi çfarë kanë premtuar dhe çfarë bëjnë dhe çfarë ndodh kur njeriu qëndron gjatë në pushtet dhe kontrollon të gjitha pushtetet, abuzimi se si shtohet. Nuk është vetëm abuzimi, por është dhe mashtrimi me propagandën e fillimit që është stili i Ramës dhe pastaj bërja e kundërta e asaj që ka premtuar për të ardhur në pushtet. Më kujtohet kur ishte ministër Kulture, atëherë kam pasur dhe miqësi dhe në fillim fare kur linim ndonjë takim kështu, jo pune si me thënë vinte me këmbë për të thënë që unë nuk e përdor makinën në gjërat personale”, tha Lubonja.

Sipas tij, këto chartera tregojnë mungesë ndjeshmërie ndaj publikut, por edhe ndaj ligjit sepse nuk e dimë si paguhen këto chartera.

“Çfarë ndodh tani, nuk e di a hedh ndonjë hap në këmbë tani, si veprohet, shiko charterat. Është kjo, premtimi, mashtrimi dhe pastaj bërja e të kundërtës njëra anë, por ana tjetër është heqja e frikës dhe rritja e gjithëpushtetshmërisë dhe shkeljes së ligjit sepse bashkë me këtë numrin e charterave të rritur pashë dje një lajm që fliste për faktin se Shqipëria ishte me Republikën Socialiste të Vietnamit për respektimin e ligjit. Është skandaloze, në vendin e 80 e ca, e fundit në Europë në zbatimin e ligjit.

Janë të lidhura të dyja se këto chartera tregojnë mungesë ndjeshmërie ndaj publikut, por edhe ndaj ligjit sepse nuk e dimë si paguhen këto chartera. Thotë kryeministri është Ismaili ai, por mund të jenë dhe të tjerët, i dimë ne, nuk i dimë. Mund të jenë me paratë shtetërore që është skandal prapë për numrin në një vend kaq të varfër. Kemi pedagogët, por kërcënojnë dhe grevë urie për rrogat minimale që kanë dhe kemi një kryeministër që sillet shumë më keq në shpërdorimin e parave se ku di unë, nuk mund të krahasohet me vendet europiane se aty një charter të marrësh pa rregull duhet të japësh dorëheqjen. Një abuzim në vendin më të varfër. Duhet parë a është shtetërore apo private. Duhet KLSH të bëjë gjithë bilancin dhe të nxirret qartë transparenca sepse mund të jenë dhe oligarkët sepse pashë që është një Sinan që është pjesë e kësaj, një pronar që u merrka me karburantet, i cili ka favore nga qeveria. Mund të jetë dhe shpërblimi i Sinanit nëpërmjet formave të tjera për të bërë kryeministri udhëtime me charter”, tha ai.

Lidhur me reagimet e kryeministrit Edi Rama, Lubonja deklaroi se kjo është mënyra e mbrojtjes që përdor rëndom.

“Asnjë lloj reflektimi, por vetëm kundërsulm ndaj atij që akuzon, sulmi është mbrojtja më e mirë. Në këto gjëra duhet të ketë patjetër organizma që kontrollojnë. Problemi është se i ka kapur dhe organizmat që i kontrollojnë këto punë. Lidhur me atë që thoni ju, se janë harxhuar më shumë apo më pak, pse përmenda Sinanin unë, mund të jenë dhe kështu favoret që të bëj unë, mi paguaj me benzinën që blejnë shqiptarët më shtrenjtë atje. Këto gjëra duhen kontrolluar. numri i fluturimeve me charter është anormal në çdo sens. Unë nuk jam marrë se sa fluturime bëjnë udhëheqësit evropianë, por intuitivisht nga sa kam dëgjuar nuk flitet për chartera. Renzi i Italisë njëherë mori një charter u bë skandali në Itali. Nuk të lë njeri që ti të bësh të tilla abuzime, aq më tepër në vendin më të varfër të evropës. Aq më tepër kur ke pedagogët në protestë që po kërkojnë rroga sa Kosova apo Maqedonia e Veriut. Sa fluturime me charter bën Kurti, ai i Maqedonisë, të bëjmë krahasimin e të shohim si është puna. Në qoftë se ne jemi kaq të pasur sa kryeministrit t’i lëmë luksin të bëjë 33 fluturime me chartera në vit. Në 2021 gati 3 fluturime në muaj, kjo është delir, qenie jashtë realitetit. Kjo është të jetosh jashtë realitetit. E keqja nuk është ky, se një njeriu dhe mund t’i ikë truri”, tha Lubonja.

Sipas tij, e keqja janë të gjithë ata që vazhdojnë e ndjekin nga mbrapa, që përfitojnë në forma të tjera që kanë vënë këtë në ballë të kësaj bande, që po shkatërron shqiptarët që po ikin.

“Ai dialogun me të tjerët s’e ka pas asnjëherë, ai dialogun vetëm me veten dhe jesmenët që ka”, u shpreh Lubonja.

Ai foli dhe për marrëveshjen mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike, duke theksuar se është për një bashkim të të gjitha forcave opozitare, por se ky bashkim është i pamjaftueshëm.

About Redaksia

Check Also

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar …

Leave a Reply