Vrasja në Tiranë, reagon Berisha: Rendi në duart e krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së Briken Sanaj mbrëmjen e djeshme në Tiranë. “Skenë krimi nga vendi ku u gjet i djegur Benzi i vrasësve të Briken Sanaj! Rendi në duart e krimit!”, shkruan Berisha.

Briken Sanaj u ekzekutuar mbrëmë në mënyrë mafioze në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Raportohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë ku ndodhi ngjarja e rëndë. Në to shfaqet një automjet tip “Benz”, i cili rreth orës 23:00 të së dielës është afruar pranë disa personave që po qëndronin sëbashku brenda rezidencës, ku mes tyre ishte edhe Briken Sanaj.

Një person, i cili ndodhej në sediljen e pasme të mjetit tip “Benz”, qëlloi me kallashnikov në drejtim të Sanajt. Ky i fundit humbi jetën nga plagët e marra, teksa po transportohej për në Spitalin e Traumës nga miqtë e tij.

Makina e autorëve u gjet disa minuta pas ngjarjes në Qafë Kashar, së bashku me armën e krimit. Automjeti që u përdor në krim, kishte targa të vjedhura.

39-vjeçari nuk rezulton me precedent penal. Ai njihej edhe me emrin Skerdi Sanaj. Kohët e fundit, ai ka jetuar në Itali.

About Redaksia

Check Also

Akuza për vrasjet në Elabasan, Ambasada e SHBA paralajmërim për Ballën

Ambasada e SHBA ka mbajtur qëndrim pas akuzave të forta që janë bërë në adresë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.