Gjimnazisti “gozhdon” Ramën, Berisha publikon videon

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi sot një përballje të vërtetë dhe kurajoze të një riu gjimnazist në Ersekë, me kryeministrin e vendit Edi Ramën.

“Zëri i një gjimnazisti meriton të dëgjohet! Përgjigja është vetëm ndryshimi!”, shkruan Berisha.

Përballë të ashtuquajturave investime që Rama po propagandon bashki më bashki, nxënësi në video përshkruan realitetin e shkollës ku ai mëson: pa banka, pa laboratorë, pa palestër funksionale, pa fushë futbolli dhe mbi të gjitha, as internet në shkollë.

Por, të bën akoma më përshtypje rrjedhshmëria e gjimnazistit, kur ai i ngre problemet njërin pas tjetrit dhe në fund e pyet direkt Ramën se çfarë do të bëjë konkretisht për të ndaluar “hemorragjinë” e rinisë, largimin e saj gati pa mbaruar as gjimnazin, nga ky vend.

About Redaksia

Check Also

Mashtrimi i Ramës: “Karçanaj jeton me qira”! Drejtoresha e AKSHI-t ka 4 shtëpi dhe vilë në plazh (dokumentat)

Nga Boldnews.al Në fund të dhjetorit 2025, kryeministri Edi Rama shpërndau në publik një mashtrim të …

Leave a Reply