Gjimnazisti “gozhdon” Ramën, Berisha publikon videon

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi sot një përballje të vërtetë dhe kurajoze të një riu gjimnazist në Ersekë, me kryeministrin e vendit Edi Ramën.

“Zëri i një gjimnazisti meriton të dëgjohet! Përgjigja është vetëm ndryshimi!”, shkruan Berisha.

Përballë të ashtuquajturave investime që Rama po propagandon bashki më bashki, nxënësi në video përshkruan realitetin e shkollës ku ai mëson: pa banka, pa laboratorë, pa palestër funksionale, pa fushë futbolli dhe mbi të gjitha, as internet në shkollë.

Por, të bën akoma më përshtypje rrjedhshmëria e gjimnazistit, kur ai i ngre problemet njërin pas tjetrit dhe në fund e pyet direkt Ramën se çfarë do të bëjë konkretisht për të ndaluar “hemorragjinë” e rinisë, largimin e saj gati pa mbaruar as gjimnazin, nga ky vend.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Ramës: Po hakmerresh ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve se të trokitën në derë për aferat ku je zhytur

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka replikuar ashpër në Kuvend me kryeministrin …

Leave a Reply