Protesta/ Pedagogët gati për grevë urie: Qeveria ka afat deri në orën 16:00

Pedagogët vijojnë t’i qëndrojnë deklaratës së bërë edhe më herët, se nëse nuk do të ketë një përgjigje pozitive nga qeveria lidhur me kërkesat e tyre, ditën e nesërme disa pedagogë do të hyjnë në grevë urie.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi u shpreh se, afati i fundit që do të pritet përgjigjja e qeverisë do të jetë ora 16:00.

Ai tha se nëse përgjigjja do të jetë negative, ose nuk do të ketë asnjë reagim, atëherë prej ditës së nesërme rreth 10 pedagogë janë gati për të hyrë në grevë urie.

“Presim deri ditën e nesërme, për dy-tre çështje kryesore që u kemi kërkuar, nuk janë përgjigjur pozitivisht. Do presim deri në orën katër përgjigjen e qeverisë, në grevë do të futen disa pedagogë, rreth 10… është grevë simbolike. Greva do të mbahen në një ambient të brendshëm të universitetit”, tha ai.

Pedagogët nuk e kanë marrë të mirëqenë rritjen e pagës me 8 % që u miratua dy ditë më parë nga Senati Akdemik i Universitetit të Tiranës. Kreu i Sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi theksoi në një deklaratë për shtyp se tek Universiteti Politkenik te Korpusi, se 8 % duhet të ishte grant nga qeveria. Ai ka bërë paralajmërimin e fundit për plotësimin e kërkesave, me afat deri nëser në orën 4 ku do të mbahet greva e urisë.

“8 përqindëshi duhet të ishte grant nga qeveria, nuk është. Ne kemi njohur vetëm 7 %. Pikërisht në orën 4 do të vendosim nëse ka apo jo një përgjigje, pasi është mbyllja e orarit zyrat të qeverisë. Nëse kemi përgjigje kemi gadishmërinë e pedagogëve të shkojnë në grevë urie, në mënyrë simbolike. Presim deri ditën e nesërme, për dy tre çështje kryesore që u kemi kërkuar, nuk janë përgjigjur pozitivisht. Në grevë do të futen disa pedagogë, rreth 10… është grevë simbolike. Greva do të mbahen në një ambient të brendshëm të universitetit”, tha ai.

Pedagogët vijojnë për të tretën javë radhazi protestën për plotësimin e kërkesave ku kryesorja është ajo e rritjes së pagës. Qeveria vendosi më 5 tetor që të rrisë pagën me 15% të tyre, pas protestave të fundit të pedgogëve. Nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Pedagogët janë shprehur se kjo rritje nuk mjafton pasi nuk i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre. Disa nga kërkesat kryesore të tyre përjashtuar atë të rritjes së pagave janë edhe rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit; rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare; pezullimi deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor” dhe transparenca mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

About Redaksia

Check Also

Reagon SHBA: Të skandalizuar nga sulmi ndaj Berishës

SHBA reagon për sulmin ndaj kreut të PD, Sali Berisha. Nje zedhenes i ambasades se …

Leave a Reply

Your email address will not be published.